<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptarët kanë gjuhën e tyre, që është vështirë të shkruhet pasi ata përdorin gërmat e tyre – von Harff

Gjatë shtegtimit për në Jerusalem, udhëtari gjerman nga Këlni, Arnold Ritter von Harff bën një ndalesë për disa orë në portin e Durrësit. “Shqiptarët kanë gjuhën e tyre, që është vështirë të shkruhet pasi ata përdorin gërmat e tyre” (Pelegrinage of Arnold Ritter von Harff, 1946).

Harfi, kësisoj transkriptoi disa fjalë shqipe dhe shkroi krahas tyre përkthimin në gjermanisht – gjithsej 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numra; nga Një deri në Dhjetë dhe Njëqind, dhe Njëmijë. Kështu, von Harff, një i huaj nisur në udhë, për qëllime a interesa të tjera, sjell krejt rastësisht një nga dëshmitë e para të gjuhës shqipe të shkruar.

Arnold Von Harfi (1471, Castell Harff, Bedburg – janar 1505) ishte një udhëtar kalorës gjerman i shekulli 15, nga Këlni.

Shënime biografike
Arnold Von Harff vazhdoi pelegrinazhin e tij në shumë vende, për të mbledhur informacione gjuhësore dhe kulturore. Gjatë udhëtimeve të tij, Harfi (1496 – 1499) mblodhi shënime për disa gjuhë: gjuhën bretone, kroate, turke, baske, hebraike, arabe, hungareze, siriane, armene, gjuhës amharike, si dhe për gjuhën shqipe. Udhëpërshkruesi Arnold Von Harff, rreth vitit 1499 kaloi nëpër pjesën veriore të Kosovës së sotme. Ndër tjera në përshkrimet e tij, Harff përmend edhe qytetin e Mitrovicës, transmeton ‘konica’.

Fjalori i Arnold Von Harfit
Kalorësi gjerman Arnold Von Harf, gjatë udhëtimit për në Palestinë, shënon në bregdetin shqiptar, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit, disa fjalë shqipe që i duheshin për nevojat e tij gjatë udhëtimit. Ky fjalorth ka 26 fjalë, 8 fraza dhe disa numërorë, duke shkruar pranë tyre edhe kuptimet në gjuhën gjermane.

Le ta risjellim në kujtesë, kontributin e kalorësit gjerman për gjuhën shqipe:

boicke-bukë

vene-venë

oie-uj

mische-mish

jat-gjathë,djathë

foeije-ve

oitter-uthër,uthull,ufull

poylle-pulë

pyske-peshk

krup-krypë

myr-mirë

kyckge-keq

megarune-me ngrën

pijne-pim

taurene-tavernë,pijetore

geneyre-një nier

groëa-grua

denarye-denari

sto-‘shtu,po

jae-ja,jo

criste-krisht

dreck-dreq

kijrij-qiri

kale-kal

elbe-elb

fijet-fjetë

mirenstrasse-mirë ndesh të rasha

mireprama-mirëmbrama

meretzeëen-mirë se vjen

ake ja kasse zet ve-a ké gjakafshë të ré

kess felgen gyo kafss-

do daple-do t’a blej

laff ne kamnijss- lajm nje kemish

ne kaffs-një kafsh/konica/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

23 hours ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

1 day ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

1 day ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

1 day ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

1 day ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago