<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull “Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip”

Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull “Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip”, u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi. Nga ajo kohë kanë kaluar mbi 162 vjet.

Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Lajpcig, Konstancë, Aleksandri të Egjiptit etj. Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat. Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri. Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë. Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.

Ana funksionale e këtij teksti popullor nuk është më e madhe se ajo shkencore-didaktike. Shumica e autorëve të tyre janë të njohur në analet e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogë të shquar, si didaktë të aftë dhe si metodistë të përsosur e origjinalë në mjeshtërinë e mësimdhënies. Të tillë kanë mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jan Risto Terova, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspër Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandër Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolë Xhumari, Mehmet Gjevori etj. Janë këta autorë, që kanë njohur metodat sintetike dhe ato analitike, që kanë ndjekur me kujdes evolucionin (zhvillimin) e tyre gjatë shekujve dhe që kanë zbuluar përshtatjet me veçoritë e gjuhës sonë./ZaniMalsise/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

14 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

14 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

2 days ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

2 days ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

2 days ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

2 days ago