Glukoza është një burim esencial i energjisë për të gjithë qelizat e jetësore të trupit të njeriut. Niveli i glukozës i referohet nivelit të sheqerit në gjak brenda ditës.
Diabeti është një sëmundje ku niveli i glukozës është më i lartë se në kushte normale. Nëse niveli i glukozës nuk kontrollohet, atëherë shkaktohet dëmtimi i disa organeve vitale në trupin e njeriut.
Retinopatia diabetike është një gjendje e tillë, ku niveli i lartë i glukozës në gjak shkaktonë një dëmtim progresiv të syve.
Me Indinë në krye, diabeti është një nga sëmundjet më të shpeshta në të gjithë vendet e botës.
Për të kuptuar se si ndikon diabeti në sy, duhet së pari të kuptohet struktura e syrit të njeriut. Syri i njeriut ka struktura dhe funksione afërsisht ekuivalente me ato të një aparati të thjeshtë fotografik. Ngjashëm me të, syri ka një strukturë të ndjeshme ndaj dritës të quajtur retinë, e cila preket më së lehti nga diabeti.
Manifestimi i retinopatisë diabetike fillon me shfaqjen e disa njollave të vogla gjakderdhëse në sipërfaqen e dukshme të retinës. Kjo është faza fillestare e sëmundjes së retinopatisë diabetike, ku shikimi ende mbetet i mirë pavarësisht anomalisë.
Enët e gjakut si pasojë zhvillojnë një rrjedhje të madhe të gjakut, që çojnë deri në fryrjen e syrit. Kjo shënon fazën e parë të shfaqjen se këtij çrregullimi në sy. Nëse nivelet e sheqerit në gjak vazhdojnë të mbeten të pakontrolluara, atëherë shkaktohet gjakderdhje më e madhe e gjakut dhe vjen deri tek humbja e papritur e shikimit. Fazat e tjera manifestohet me rrudhosje të syrit dhe kjo rezulton në një humbje pothuajse të përhershme të shikimit.
Ekspertët rekomandojnë që sidomos personat, të cilët vuajnë nga diabeti tipi II, duhet të kryejnë sistematikisht kontrollet e nevojshme, në mënyrë që të bëhet zbulimi sa më i hershëm i këtij çrregullimi dhe parandalimi i tij
JOHN HENRY EVANS: DARDANËT ILIRË TË EUROPËS, JANË I NJËJTI POPULL ME TROJANËT. EMRAT ILIRE…
Jahja Drancolli Më 21 shkurt, me mbështetjen e UNESCO-s, festohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”…
Nga stepat e Azisë te simbolet kombëtare të Turkmenistanit, historia e racave më të rralla…
Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…
Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…
Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…