<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë

Kohët e fundit shkenca ka bërë një zbulim të veçantë e cila lidhet me mënyrën sesi duhet të pihet uji. Kjo duket e çuditshme por pozita e trupit dhe e qëndrimit tuaj kanë rëndësi kyç kur jeni duke pirë ujë.

Nuk është e rëndësishme për shëndetin tuaj vetëm sasia e ujit që duhet të pini në ditë, ku minimalisht duhet të konsumoni 1.5 litra ujë, por edhe mënyra se si e pini.

Njerëzit me të drejtë do pyesin se çfarë ndryshimi ka ta pish ujin në këmbë dhe ulur. Çdo ditë trupi juaj humb sasi të mëdha uji, prandaj ka shumë rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën më të përshtatshme për tu absorbuar.

Nëse uleni dhe pini ujë, është mënyra më e mirë për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore. Nëse e pini ujin duke qëndruar në këmbë trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme si: ngërçi, artriti ose dëmtim i veshkave. Duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi ndodhet nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet.

Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës. Gjithashtu ndryshon pozita e lukthit gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nëse uji pihet ulur, atëherë ai grumbullohet në lukth, përzihet me acidin e lukthit duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione. Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rrezik më të madh. Përveç ujit edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë dhe ulur. Kështu përmirësohet proçesi i tretjes.

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

11 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

11 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

12 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

12 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

2 days ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

2 days ago