Fatmirësisht vetëm një pjesë e vogël e popullsisë (1 në 1000) mund të përjetojnë një reaksion alergjik nga bleta apo grenxa. Reaksioni alergjik mund të ndodhë në çdo moshë, afërsisht 3 % e adultëve dhe 1 % e fëmijëve bëjnë një reaksion nga hymenopteret. Alergjia nga bleta ose nga grenxa është dyfish më e shpeshtë te burat se te gratë. Më shumë se sa e lidhur me ndjeshmërinë, kjo shifër ka të bëjë me ekspozimin më të madh të meshkujve ndaj hymenopterëve. Nuk ka një shoqërim të qartë midis alergjisë nga helmi I bletëve/grenxave dhe alergjive të tjera. Personi që ka bërë alergji nga pickimi I bletës mund të ketë edhe nga grenxa. Ky quhet kros-reaktivitet.
Cilat janë shenjat me të cilat shfaqet një reaksion alergjik nga hymenopterët?
Reaksionet më të rënda ndodhin brenda 20 minutave nga moment i pickimit dhe mund të jenë kërcënuese për jetën. Personat të cilët kanë patur një reaksion nga bleta/grenxa të mëparshëm, kanë probabilitet më të madh për të patur një reaksion më të rëndë në pickimin pasardhës. Në këtë rast shenjat të cilat pasojnë janë:
Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…
Gjatë një ftohjeje, oreksi juaj zakonisht zvogëlohet, por disa ushqime mund t'ju ndihmojnë…
Më 3 shtator 1878, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nisën një ofensivë të armatosur…
Kanceri i mitrës mund të shfaqet me simptoma që shpesh ngatërrohen me probleme…
Në mjekësinë tradicionale gjethet e fikut janë përdorur për aftësinë e tyre në…
Forma e saj, materialet e përdorura dhe struktura e brendshme duket se kanë ndihmuar…