<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

1922, “Amerika na njohu”, Si u lajmërua njohja e Shqipërisë nga qeveria e SHBA-së

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1922, shteti shqiptar arriti një fitore të madhe, njohjen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me shkresën nr.603, datë 31.3.1922, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, kërkoi nga shtetet europiane dhe SHBA-ja, njohjen e saj. Pas rolit të pazëvendësueshëm të presidentit Wilson në moscenimin territorial të shtetit shqiptar, pranimit në Lidhjen e Kombeve në dhjetor 1920, aktit të nëntorit 1921 të fuqive të mëdha, njohja nga SHBA-ja ishte ngjarje tepër e gëzuar për të gjithë shqiptarët. Këtij akti i paraprinë disa veprime të tjera brenda atij viti.

-14.4.1922, u zhvillua ceremonia e themelimit të Shkollës Teknike në Tiranë .

-Më 17.4.1922, qeveria shtroi një gosti në sallën e MPJ-së (godina e Akademisë së Shkencave sot), ku morën pjesë 16 personalitete, në nderim të kolonelit C.Jeiles. në ceremoni mori pjesë kryetari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ross Hill, ambasadori i Britanisë së Madhe Aires, gjithë ministrat, kryetari i parlamentit, disa deputetë dhe sekretari i përgjithshëm i MPJ-së.

Në numrin 25, datë 3.8.1922, “Fletorja zyrtare”, që sapo kishte marrë emrin e gazetës “Dit e re”, njoftonte se “Amerika na njohu”. Shkrimi ishte përgatitur nga një nëpunës që nuk pëlqeu të vendosë emrin e tij, por vetëm germën “X”. Në të njëjtën numër të fletores, është botuar njoftimi “me gëzim të veçantë” i Ministrisë së Punëve të Jashtme se SHBA-ja njohu Shqipërinë de juro e de fakto.

Pjesë nga artikulli “Amerika na njohu”:

Nji lajm u përhap dhe na ka gëzue: Shtetet e Bashkueme të Amerikës na kanë njoftun! Populli i ynë shef se Shqipnija ka fitue besimin edhe të Amerikës, që diktohet si nji nga kombet ma të përparuerne e qi ndjekë gjurmon nji politikë bujare ndaj poputj e vogjel. Por ne s’mund të lëmë pa vrejtë se në at hov që amerikanët na njohin si njerëz të organizuem, të meritueshëm të kemi marrëdhënie me ta, çohet në këmbë atje ndonjë shqiptar, i cili kombin e vet e pagëzon “Zululand”, e i frynë boris për me lajmue botën se Shqipnia sundohet me mënyra të egra që na ngjallin në mendje kohën e mesjetës./55news.al/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

4 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

4 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

6 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

7 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

10 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

10 hours ago