Nuk thonë kot se flokët janë gjysma e bukurisë, por për t’i pasur gjithmonë në gjendjen e duhur, duhet t’u kushtojmë shumë kujdes. Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe shpesh na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë. Por larja e tyre çdo ditë nuk është diçka e mirë, prandaj po ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën. Kjo maskë ka si përbërës kryesor uthullën e mollës.
Niveli i lartë i acidit tek uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së në kokë, i cili është i rëndësishëm për kontrollin e sekretimit të tepërt të yndyrës.
Për këtë maskë nevojiten:
Përgatitja:
Në një enë përzieni ujin dhe uthullën e mollës, në të shtoni gjethet e mentes dhe lëreni në qetësi 30 min. Pastaj kryeni filtrimin me një garzë të stelirizuar. Përzierjen e përgatitur aplikojeni në rrënjë me anë të një pambuku dhe lërini të veprojë 15 min. Në fund procedoni me larjen.
Mirë është që para filtrimit, përbërësit t’i përzieni me një pajisje elektrike./
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…