<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja përse duhet të konsumoni kos në mëngjes

Kosi është një nga ushqimet më të konsumuara nga shqiptarët. Ai mund të përdoret në forma të ndryshme dhe i kombinuar me produkte të shumta. Kosi mund të hahet siç është, mund të bëhet dhallë, tarator, mund të kombinohet me fruta të ndryshme. Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12. Kosi është gjithashtu i rekomandueshëm për fëmijët, ku sipas një studimi të fundit fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Por mjekët këshillojnë që kosi të konsumohet në mëngjes për të përfituar vlerat që ai ka.

Forcon kockat. Nëse hani një filxhan me kos në mëngjes keni marr kalciumin e duhur që shërben për forcimin e kockave.

Largon bakteret. Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Personat që vuajnë nga fryrjet në stomak ose diarrea, duhet të hanë kos që në mëngjes.

Përmirëson tretjen. Konsumi ditor i tij në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Mbron imunitetin. Kosi mbron dhe forcon imunitetin. Kjo ndodh sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës sepse kaliumi që ai përmban ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Infeksionet. Kosi është një aleat shumë i mirë i grave (përmban lactobacile) sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

postbck postbck

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

6 hours ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

7 hours ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

1 day ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

1 day ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago