Michelangelo përdorte kryesisht dorën e djathtë vetëm për mos qenë i paragjykuar nga të tjerët, pasi në realitet ishte mëngjërash.
Edhe pse ishte stërvitur që në moshën e adoleshencës, për të pikturuar me dorën e djathtë, kur vinte puna në përdorimin e çekiçit për të gdhendur skulpturat ai përdorte të majtën.
Këtë përfundim e nxori eksperti i artit, Davide Lazzeri, që arriti në këtë duke vëzhguar në detaje një autoportret të piktorit të famshëm, ku vërehet së sëmundja e artritit i ka kapur dorën e majtë, transmeton ‘konica.al’.
Këto detaje konfirmojnë ato që janë thënë në një biografi të shkruar nga ndihmësi i Michelangelo-s, i cili pohonte se mjeshtri ishte mëngjërash.
“Fshehja e vazhdueshme e natyrës së vërtetë, duket se vinte nga pasoja e paragjykimeve të klerikëve, që kishin për mëngjërashët”, u shpreh Lazzeri.
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…
Nëse je ndër ata njerëz që nuk e nisin dot ditën pa një…
Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…