<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Stolitë e arit të zbuluara në Gllamnik të Podujeves

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Simbolika e unazës , mbishkrimi dhe përmasat e vogla dëshmojnë që kemi të bëjmë me një unazë fejese të një vajze, të cilën prindërit sipas një zakoni të lasht e kishin fejuar që në fëmijëri, ndërsa vdekja e kishte rrëmbyer para kohe. Një zakon i tillë fejesave të vajzave të mitura ruhej te shqiptarët, në disa treva të Kosovës deri para disa dekadash. Stolitë i takojnë shekullit të IV para Krishtit. Ato janë plaçkitë e dërguar në Beograd së bashku me Thesarin Arkeologjik dhe Etnografik të Kosovës, para luftës, në vitin 1998.

Në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës, ku ndodhen gjurmët e qytetit të antikitetit më emrin Vendenis , gjatë punimeve bujqësore, në vitin 1968 u gjet një sarkofag mermeri, ku ishte varrosur një vajzë e aristokracisë vendëse së bashku më një takëm të stolive të arit. Stolitë, vepra të rralla të artit, përbehen nga një qafore, një varëseje dhe një unaze, të gjitha të punuara nga ari i kualitetit të lartë, të kombinuara më pastë qelqi apo nga gurët e çmueshëm.
Qaforjaështë e gjatë 42cm dhe peshon 14.45 gram. Ajo është punuar nga hallakat miniaturale të arit të një zingjiri tri radhësh, të kombinuara më katror e të zbukuruar më ornamente në formë të shkronjës C, në teknikën e azhururimit. Zingjiri përshkohet nga një teli i hollë ari në të cilin varen rruazat nga pasta e qelqit të ngjyrës së gjelbër dhe të kaltër.


Varësja (aplika) prej ari, më përmasa 3 x 2.5cm dhe peshë 3.65 gram është punuar në formë të kalaveshit të stilizuar të rrushit. Përbehet prej gjashtë celula rrathësh të arit në formë elipsoide, të cilat janë plotësuar më gurë të çmueshëm rubini. Mungon njeri prej gurëve. Varësja në formë të kalaveshit të stilizuar të rrushit kishte kuptim simbolik dhe të kultit në ritualet pagane të varrimit, ndërsa në periudhën e krishterimit të hershëm simbolizonte jetën e lumtur në parajsë.


Unaza ka diametër 1.4cm, dhe peshon 3.86gram. Ajo ka formën e një rrethi të arit qe zgjerohet në një fushë të zbrazet eliptike, e cila është zbukuruar me kamejë të ngjyrës së kaltër në te bardhë. Kurse në kamejë janë paraqiture dy duar të shtrënguara (dekstrarum iunictio) dhe mbishkrimi OMONOIA, që në përkthim do të thotë bashkim, harmoni. Dora e femrës për tu dalluar nga dora e mashkullit është hijeshuar më një byzylykë.


Simbolika e unazës , mbishkrimi dhe përmasat e vogla dëshmojnë që kemi të bëjmë me një unazë fejese të një vajze, të cilën prindërit sipas një zakoni të lasht e kishin fejuar që në fëmijëri, ndërsa vdekja e kishte rrëmbyer para kohe. Një zakon i tillë fejesave të vajzave të mitura ruhej të shqiptarët, në disa treva të Kosovës deri para disa dekadash. Stolitë i takojnë shekullit të IV para Krishtit. Ato janë plaçkitur e dërguar në Beograd së bashku me Thesarin Arkeologjik dhe Etnografik të Kosovës, para luftës, në vitin 1998.

Stolitë nga Gllamniku i Podujevës (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

16 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

17 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

17 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

19 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

20 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

20 hours ago