Kristo A. Dako
Kristo Anastas Dako, lindi në qytetin e Korçës në vitin 1876. Mësimet e para i përfundoi në qytetin e Korçës dhe më pas pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mësimet në shkollën e mesme.Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht të Rumanisë për matematikë. Më vonë, pasi emigrioi në SHBA, ai i përfundoi studimet universitare edhe për filozofi. Kristo Dako ka aktivitet të gjërë patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut. Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si: Shoqata “Shpresa”, “Dituria”, “Djalëria Shqiptare”, Klubi “Bashkimi” Klubi “Vëllazëria”, Klubi “Dielli i Shqipërise”.
Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë.
Kristo Dako është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA, Willson dhe ka lobuar më shumë se kushdo për çështjen shqiptare. Në këto takime ai është shprehur drejtpërsëdrejti në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë, duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të interesave kombetare dhe territoriale të Shqipërisë.
Kristo Dako njihet si publicist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si: “Ylli i mëngjesit”, “Albania”, “Dielli” Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si: “The Orient”, “The Times”, etj.
Kristo Dako ka botuar edhe veprat: “Cilët janë shqiptarët”, “Shqipëria, çelësi i Lindjes se Afërme”, “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”, Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.
Kristo Dako është një ndër themeluesit, administrator dhe mësues i Institutit Femëror të Vajzave “Kirias” (Qiriazi), në qytetin e Korçës dhe më pas në Tiranë, Kodër Kamëz. Ai ishte bashkëshorti i dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare.
Në vitin 1910 x caktua drejtor i Normales se Elbasanit. Kristo Dakua ka qënë edhe Ministër i arsimit në qeverinë e Mbretit Zogut.
Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip, Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.
(21 maj 1914) Mizoritë e tmerrshme greke në rajonin e Korçës. Letër e Kristo Dakos për Presidentin amerikan Willson
Kjo letër është gjetur në Arakivin e Tauntonit në Angli nga historiani Bejtullah Destani. Në letër radhiten mizoritë greke në Korçë dhe kërkohet mbështetja e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të interesave kombëtare dhe territoriale të Shqipërisë.
Në qytetin e Korçës dhe 8 fshatrat përreth, janë njëzet mijë refugjatë. Ndihma e menjëhershme është e nevojshme për t’i mbajtur ata gjallë.
Këta të moshuar u masakruan dhe u përçudnuan në shtëpitë e tyre, Zylfo Murati, 60 vjeç. Mbesa e Zylfo Muratit, 21 vjeçe, e copëtuar, fyti i prere dhe gjymtuar tmerrshëm. Kapiteni Gilardi ka parë trupat e të gjithë këtyre njerëzve.
Këta të moshuar u masakruan dhe gjymtuan në shtëpitë e tyre, Znj Zubide Ademi, 40 vjeç, Znj Dube Liçe Çiço nga Staria, 75 vjeç. Pesë fëmijë janë të humbur.
Rexhep Elias, vëllai i të siperpermendurit , 58 vjeç, masakruar dhe gjymtuar në shtëpinë e tij.
Shaban Latifi , 40 vjeç, masakruar me gjithë familjen e tij. Gruaja 35 vjeç.
Tre vajza, njëra 12 vjeç, e dyta 10 vjeç, një e tretë 8 vjeç, dhe një djalë i 6 vjeçar . Të gjithë të gjymtuar dhe trupat të copëtuar .
Feiz Meko, 65 vjeç, masakruar dhe gjymtuar, përtej përshkrimit.
Lili Isufi, 35 vjeç, lindur me probleme mendore , e masakruar dhe gjymtuar në shtëpinë e saj.
Gruaja e Çaush Bekos, 45 vjeçe ,e masakruar dhe gjymtuar në shtëpinë e saj. Dy bijat e gruas se Çaush Bekos, një 16 vjeç, e dyta 14 vjeç, nuk gjenden më.
Të gjitha fshatrat e lartpërmendura dhe gjysma e atyre që vijojnë janë në duart tona. Pjesa tjetër, të cilat ne do t’i përmendim më poshtë, janë ende në duart e ushtrisë greke. Pra, ne jemi në pamundësinë për të dhënë detajet e plota të asaj që ka ndodhur atje.
Fshatrat e mëposhtme shqiptare ishin ose në tërësi ose pjesërisht të djegur. Kodrasi, dikur 30 shtëpi, Taçi i Poshtëm , dikur 60 shtëpi, Taçi i Sipërm , dikur 50 shtëpi,
Hasan Lulo, 50 vjeç, dhe nëna e tij, 70 vjeç, të masakruar.
Endrilikas, më parë 15 shtëpi;
Ripesi, kishte 18 shtëpi ,
Prodani,kishte 24 shtëpi,
Gionek, më parë 25 shtëpi,
Leshnja, më parë 55 shtëpi,
Barmashi, më parë 100 shtëpi,
Kagjinasi, më parë 45 shtëpi,
Navesela, më parë 100 shtëpi,
Sanjollasi, më parë 25 shtëpi,
Radimishti, më parë 50 shtëpi;
Kamniku, dikur 17 shtëpi;
Benjeza, më parë 45 shtëpi,
Rajani, më parë 40 shtëpi;
Mesiçka, më parë 45 shtëpi,
Kurtesi, më parë 50 shtëpi,
Orgotska, më parë 40 shtëpi;
Lenska, më parë 20 shtëpi;
Zharkani, më parë 40 shtëpi;
Gadirçi, dikur 30 shtëpi,
Zagari, më parë 15 shtëpi;
Fusheza, dikur 10 shtëpi.
Në Qesarakë, Satliane Kapo, 60 vjeç, djali i saj Bahtiar Kapo, 25 vjeç, të prerë copa copa me shpata.
Ka në seksionin e Leskovikut shumë fshatra të tjera të djegura , por se cilat jane nuk e dimë akoma , sepse kjo pjesë e vendit është ende në duart e grekëve.
Verës në vijim, banorët e tij filluan të kthehen, duke rindërtuar baraka të përkohshme. Të enjten rreth orës 2 e gjysëm të drekës , trupat greke sulmuan papritur fshatin Nikolica . Gratë e shkreta dhe pleqte filluan të ikin.
Njerëzit në vijim u vranë duke u përpjekur për të ikur: gruaja Keza Mahmuti, 47 vjeç, gruaja e Hysen Nikolicës, 50 vjeçe, vajza e Shaban Xhelos, 10 vjeçe, Abdyl Xhelo, 50 vjeç, me djalin e tij 4 vjeçar.
Personat e mëposhtëm janë plagosur ndërsa përpiqeshin të iknin, vajza Batiat Çoçe, 16 vjeçe, Znj Gulisha Airo Beut, 50 vjeçe, Znj Zanipe Feim Beu, 40 vjeçe. Vajza e Qani Bato Beut, 15 vjeçe, Znj Nazime Abdyli , 40 vjeçe (e plagosur ndersa pa djalin e saj foshnje 40 ditëshe, i cili ju vra duke e mbajtur ne krahë , edhe burri i saj ju vra ), Plaka Shnike Ismaili, 70 vjeçe, plagosur gjithashtu.
Trupat greke ushtarake duke marrë në posedim të Kodrës, një fshat afër Tepelenës , ftuan të gjithë fshatarët , burra, gra dhe fëmijë, për t’u mbledhur në Kishën Ortodokse. Kur të gjithë ishin mbledhur, 230 në numër, oficerët grekë urdhëruan ushtarët të hapin zjarr mbi ta me mitrolozë. Të gjithë u vranë, kokat e tyre ishin prerë dhe ishin varur në mure. Gjenerali De Veer i Misionit Hollandez shkoi vetë në këtë fshat, e pa këtë mizori të tmerrshme greke dhe bëri foto të asaj pamjeje të tmerrshme.
Në qytetin e Korçës dhe 8 fshatrat përreth, janë njëzet mijë refugjatë. Ndihma e menjëhershme është e nevojshme për t’i mbajtur ata gjallë. /InforCulture.info
Temperatura ose ethet mund të jenë një shenjë kryesore që kanceri është përhapur, veçanërisht…
Oscarët nuk janë thjesht statuja të arta. Për shumë filma, ato janë vula përfundimtare që…
Mjeti më i rëndësishëm në kuzhinën e çdo kuzhinieri është një thikë e…
Nga: Irakli Koçollari Fillesat e ndryshimeve rrënjësore në pashallëkun e Ali Pashës Para gati tridhjetë…
Bajram Mjeku Vendlindja ime shtrihet në zonën e Ortakollit. Emri i zonës nuk ka etimologji…
Në pikturën “Luftëtar shqiptar” me fustanellë, në Greqi, 1830, realizuar në vitin 1861 nga piktori…