<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

12 super ushqime që ulin tensionin e lartë të gjakut

Doni të dini si mund të ulni tensionin e gjakut në mënyrë natyrale? Kripa është cilësuar gjithmonë si “armike” e tensionit të gjakut – përfshini sa më pak prej saj në dietë dhe do të jeni të sigurt.

Studimet kanë treguar se është shumë e rëndësishme të zgjidhen ushqime të ulëta në sodium (me përmbajtje të ulët në kripë) dhe të lartë në të paktën 2 nga 3 këto minerale të fuqishme: kalcium, magnez dhe kalium. Shtoni këto super-ushqime në dietën tuaj ushqimore për të ulur tensionin e lartë të gjakut, si dhe për të parandaluar atakun në zemër dhe goditjen në tru, shkruan “shëndeti”.

Fasulet e bardha

Një kupë me fasule të bardha siguron 13% të kalciumit, 30% të magnezit dhe 24% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Mishi i gjelit të detit

3 racione mish gjeli i detit sigurojnë 6% të magnezit dhe 15% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kos

Një kupë kos siguron 49% të kalciumit, 12% të magnezit dhe 18% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kivi

Një kivi siguron 2% të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Pjeshkë dhe nektarin

Një pjeshkë ose nektarin siguron 1% të kalciumit, 3% të magnezit dhe 8% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Banane

Një banane e madhësisë mesatare siguron 1% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 12% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kale

Një filxhan me kale siguron 9% të kalciumit, 6% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Specat e kuq (gogozhare)

Një kupë me speca të kuq siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Brokoli

Një kupë me brokoli të gatuar siguron 6% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 14% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Patatet e ëmbla

Një patate e ëmbël e madhësisë mesatare (pa ia hequr lëkurën) siguron 4% të kalciumit, 8% të magnezit (7% pa lëkurën) dhe 15 % të kaliumit (10% pa lëkurën) që ju nevojiten çdo ditë.

Kuinoa

Një gjysmë kupë me kuinoa të gatuar siguron 1.5 % të kalciumit, 15 % të magnezit dhe 4.5 % të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Avokado

Një gjysmë avokado siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 10% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

19 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

20 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

4 days ago