<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me hotelin më të vjetër në botë

Hoteli Nishiyama Onsen Keiunkan, në provincën japoneze Yamanashi, është themeluar në vitin 705 të erës sonë. Sipas Librit të Rekordeve Botërore të Ginisit kjo është edhe kompania ende operacionale më e vjetër në botë, që menaxhohet nga e njëjta familje.

Kjo kompani është është themeluar nga Fujiwara Mahito, i biri i Fujiwara Kamatarit, i cili ishte një ndihmës i afërt i perandorit Tenji (626-671). Ndërkaq, për herë të parë ky hotel është klasifikuar më i vjetri në histori në vitin 2011, ndërsa ky titull i është ripërtërirë në shtator të vitit 2013.

Nishiyama Onsen Keiunkan është një hotel me gjashtë lloje të ujit të nxehtë, i cili i tëri buron si i tillë nga thellësia e tokës nëpërmjet proceseve natyrore nga katër burime.

Pamjet nga ky hotel, i ngritur në zonën malore pranë Kiotos, drejt luginave malore janë mahnitëse.  Shumë afër, menjëherë prapa këtij hoteli, rrjedh lumi Minobu, i cili mund te shihet  edhe prej shumë  dhomave të tij.

Çmimi aktual për të kaluar një natë në një dhomë të thjeshtë dyshe është 700 dollarë.

Suksesi i këtij hoteli, 1310 vjet të vjetër, thuhet se qëndron në aftësinë e pronarëve të tij që t’iu përshtaten kërkesave të çdo epoke dhe t’i shfrtëzojnë mjetet moderne të kohës për ofrimin e  shërbimeve.

Shumë pjesë të kompleksit të këtij hoteli, janë ashtu siç kanë qenë në ditët e tij të hershme, kur ai ishte i popullarizuar, posaçërisht në mesin e klasës ushtarake dhe artistëve.

Sipas rezultateve të një studimi japonez, të vitit 2009, thuhet se në Japoni ekzistojnë mbi 21.000 kompani mbi 100 vjet të vjetra. Në fakt, të pesë kompanitë më të vjetra në botë që ende janë operacionale janë japoneze.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

19 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

21 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago