<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Hyjnesha e drejtësisë në altarin e Banjës së Malishevës

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Dedikuesi altarin ia kishte kushtuar hyjneshës Nemesis, ndërsa e kishte ngritur për vete dhe te afërmeve te tij, në shenjë zotimi për plotësimin e ndonjë dëshire, siç mund te ishte shëndeti i familjes, shpëtimi nga rreziku, apo për shkaqe e arsye te tjera. Sipas emrave të çiftit të konsujve Trajan Decit, njëherazi perandor më origjinë ilire dhe C.Vettitus Gratus, altari datohet në viti 250 pas. Krishtit.

Me 2014 në vendin Utrinë të Banjës së Malishevës (Kosova qendrore) u zbulua rastësisht një altar mermeri i cili ofron të dhëna të rëndësishme për njohën e kulteve në Dardani. Vendbanimi ku u gjet altari shtrihet në një vend fushor, rrëzë kodrës së Gajrakut, pranë burimeve të ujit termal, në të dyja anët e lumit Mirusha.
Altari është gdhendur në mermer të bardhë. Përmasat e tij janë 63 x 37 x 34. Është lëmuar në tri anë. Baza dhe kurora janë profilizuar, kurse kurora përveç profilizimit është zbukuruar më motiv disku, dy gjethe palmetash anash diskut dhe me nga një akroter në kënde, të përberë nga tri gjysmë palmeta. Me shkronja të larta 2 – 4cm është shkruar mbishkrimi latin në shtatë rreshta:
NEMESIRE/MVLPSATU/RNINVSBFCOSAG/SPPROSEETSV/OS V L P/IMPTRAIANODEC/AVGETGRATO COS.
Lexohet: Nemesi re(ginae)/M Ulp(ius) Satur-/ninus b(ene)f(iciarius) co(n)sularis) a(nimo) g(rato) s(ua) p(ecunia) pro se et suos v(otum) l(ibens) p(osuit)/imp(eratoris) Traiano Dec(io)/Avg(usto) et Grato co(n)s(ulibus).
Mbishkrimi dëshmon që altari i është përkushtuar hyjneshës Nemesis, nga dedikuesi M. Ulpius Saturninus. Hyjnesha bart epitetin regine (mbretëreshë). Në mitologjinë greke fillimisht ishte nocion abstrakt i ndarjes se drejtësisë, kurse më vonë u bë personifikim i dënimit të çrregullimit të ekuilibrit në natyrë, ruajtjes së rendit, hyjneshë e hakmarrjes dhe e drejtësisë. Atyre që luteshin dhe kërkonin mëshirë ua plotësonte dëshirat, duke u siguruar fitore dhe qetësi shpirtërore. Adhurohej nga ushtarët, nëpunësit shtetëror, xehetarët, skllevërit, të liruarit , gladiatorët dhe luftëtarët tjerë të arenave të teatrit.
Dedikuesi altarin ia kishte kushtuar hyjneshës Nemesis, ndërsa e kishte ngritur për vete dhe te afërmeve te tij, në shenjë zotimi për plotësimin e ndonjë dëshire, siç mund te ishte shëndeti i familjes, shpëtimi nga rreziku, apo për shkaqe e arsye te tjera. Ai e kishte fituar të drejtën e qytetarisë në kohen e perandorit Trajan, ne shek. II. pas Krishtit.
Zbulimi i altarit dëshmon për ekzistimin e një stacioni benificiar në magjistralen antike antike Naissus – Lissus (Nish – Lezhë),për të cilin nuk dihej më parë. Sipas emrave të çiftit të konsujve Trajan Decit, njëherazi perandor më origjinë ilire dhe C.Vettitus Gratus, altari datohet në viti 250 pas. Krishtit. (H. Mehmetaj, E. Shala, Altari i hyjneshës Nemesis nga Banja e Malishevës, Kosova Arkeologjike 2, Prishtinë 2015, 117- 122.).
Altari nga Banja e Malishevës (foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

13 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

14 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

16 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

18 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

18 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

18 hours ago