Hithra gjithmonë ka pasur reputacion të keq përsa i përket djegies dhe dhimbjes që ajo të shkakton kur e prek. Por kjo bimë magjike, na ndihmon për kurimin e disa sëmundjeve. Hithra është përdorur për trajtimin e dhimbjes së muskujve, nyjeve, ekzemës, artritit dhe anemisë.
Dritare.net sjell për ju një listë të përfitimeve që na sjell bima magjike e hithrës.
1.Ndihmon në trajtimin e sëmundjes së prostatës!
Djegia nga hithra, ndihmon në lehtësimin e simptomave të prostatës si: urinimin e dhimbshëm, mungesën e urinimit etj. Ekstrakti i rrënjëve të hithrës është vërtetuar shkencërisht që ndalon në përhapjen e kancerit të prostatës.
2.Ndihmon në kurimin e artritit dhe osteoartritit!
Përdorimi i hithrës është antinflamatore dhe në këtë rast ul dhimbjet e artritit.
3.Redukton ethet!
Hithra përmban histaminë, e cila ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e simptomave të etheve.
Ndalon gjakderdhjen ose hemorragjinë!
Sipas disa studimeve të kryera është zbuluar së hithra, ndihmon në ndalimin e gjakderdhjeve gjatë hemorragjive.
Hithra përmban disa substanca të cilat ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet dhe meqë është antiinflamatore, ndihmon duke i bërë një trajtim natyral ekzemës. Ajo mund të konsumohet në formën e çajit./
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…