Periudha e plazhit gjatë verës është koha kur të gjithë kërkojmë të shfrytëzojmë rrezet e diellit për t’i dhënë ngjyrë lëkurës. Por shpesh herë ndodh që lëkura të pësojë djegie, ç’ka mund ta bëjë jo të këndshme eksperiencën në plazh.
Kur kaloni kohë në diell, trupi juaj rrit prodhimin e tij të melaninës për të mbrojtur lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë. Melanina është pigmenti që i jep ngjyrën lëkurës, flokëve dhe syve tuaj.
Sidoqoftë, lëkura do të arrijë në një pikë ku melanina nuk mund të prodhohet mjaft shpejt. Kjo shkakton dëme në materialin gjenetik në lëkurën tuaj. Si përgjigje, qelizat e shëndetshme nxisin inflamacionin për të hequr qafe qelizat e dëmtuara të lëkurës. Trupi juaj gjeneron qeliza të reja zëvendësuese, të cilat mund të çojnë në kancer të lëkurës.
Sa shpejt mund të digjeni nga dielli varet nga një numër faktorësh, përfshirë tonin e lëkurës tuaj dhe periudhën e ditës kur jeni ekspozuar ndaj rrezeve. Nëse jeni shumë të bardhë, mund të digjeni pas vetëm 15 minutash ekspozimi në diell të mesditës.
Patatja, kosi dhe menteja, janë disa nga ilaçet popullore për të trajtuar djegien nga dielli. Por në këtë listë është edhe uthulla e mollës.
Ka disa mënyra sesi mund të përdorni uthull molle për të ndihmuar në trajtimin e një djegie nga dielli. Edhe pse shumica e metodave rekomandojnë hollimin e uthullës së mollës para se ta aplikoni atë në lëkurë, nuk ka burime të besueshme që ofrojnë një raport specifik uthull-ujë.
Sigurohuni që uthulla është holluar mirë, pasi përqendrimet e larta mund të shkaktojnë një ndjesi djegieje.
Disa metoda që mund të provoni përfshijnë:
Megjithatë uthulla e mollës e pa filtruar mirë dhe e pa holluar njihet se shkakton djegie, prandaj sigurohuni që ajo të hollohet siç duhet dhe të jetë e filtruar./ Opinion.al/InforCulture.info
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…