“Diku ku dielli nuk perëndon”-një roman që nuk duhet humbur

Diku ku dielli nuk perëndon, një roman nga Enxhi Drapi. Një studente e fakultetit të drejtësisë e cila merr guximin për të goditur mentalitetin e shoqërisë. Një roman frymëzues dhe motivues për çdo individ. /InforCulture.info

Në roman lexuesit do përballen me historinë e Helen, vajzës së padjallëzuar të cilës të gjithë mundohen ti kanosin fundin. Është lufta e saj, të cilën ajo arriti ta mbyllte me sukses edhe pse iu desh të kalonte sëmundje, dështime e trauma të cilat dukeshin sikur sdo mbaronin kurrë. “Diku ku dielli nuk perëndon” është sfida e Helen. Vajzës në dukje të thjeshtë e të dobët por që kishte shpirtin plot e ndërgjegje të fuqishme.

Histori rrënqethëse që nuk duhet humbur. “ Momenti është një faktor kryesor në jetën e çdo njeriu. Jeta ështe e krijuar nga momente, sekuencat e të cilave nuk kanë gjithmonë të njëjtën gjatësi e shtrirje. Dëgjojmë shpesh shprehjen “Kap momentin!”, por duhet të kuptojmë në rradhë të parë nocionin e fjalës “kapje”. Nuk është si të kapësh një zog, i cili kapet me një dorë, dhe që në fakt përfundon i burgosur në një kafaz. Momenti kapet duke u shijuar, por jo shijim me shqisën e shijimit. Kapet duhe e ndjerë. Nëse mbyll sytë dhe ndjen gjithë qënien tënde të ndjehet mirë, kjo është kapje, të kuptosh. Të kuptosh se çfarë të bën të lumtur. Do të thotë të qëndrosh lirshëm, i paprangosur dhe të veprosh ashtu siç e ndjen. Po mendoni se momenti nuk përfaqësohet vetëm me ato të lumturat por edhe me ato çaste të mërzitshme, lodhëse e stresuese? Sigurisht! Ama, nëse mendoni se për çastet e padëshiruara vlen i njëjti ligj si për ata të dëshiruarat, e keni gabim.

Ekziston një ligj i cili ka lindur natyrshëm me njeriun. Askush nuk dëshiron të jetë i stresuar apo i mërzitur, por qënia njerëzore duhet të fillojë të krijojë imunitet nga ky fakt. Jeta në Tokë mori formë si pasojë e një shkelje rregulli që dy njerëzit e parë kryen. Ne nuk na është thënë kurrë se po të duam jeta jonë do ishte parajsë. Zoti i dha njeriut logjikën dhe arsyen. Ligji është shumë i thjeshtë. Kur je i lumtur shijo momentin, mendo dhe ndjej vetëm atë. E kundërta duhet përdorur për momentet që nuk do doje të ishe duke i përjetuar.

Shiko anën pozitive. Mundohu të ruash qetësinë dhe të mësosh gjëra të reja nga ai moment, gjëra të cilat mund t’i përdorësh të nesërmen. Duhet të fokusohemi tek njerëzit që duam dhe tek pasionet tona. Shpeshherë është njeriu ai i cili e komplikon jetën dhe e fut veten në vënde të panjohura. Duhet të vlerësojmë të tashmen. Ti që po lexon në këto momente, jam i sigurt, që në një pjesë të trurit ke burimin tënd të forcës, pra personat e tu të zemrës. Mos nguro t’i përqafosh e t’i thuash se sa shumë i do. Nëse i ke larg mjafton një telefonatë apo një letër. Njeriu mund ta krijojë imazhin e vetes ashtu siç dëshiron. Shfrytëzoje! Shumëkush Moisin mund ta quante “budalla” dhe “ njeri të pavlerë”, por ai dinte të kapte momentin. Ç’do të ndodhte me të bijën nëse ai nuk do t’i gjendej në atë moment? Jua them unë, do të vdiste. Helen kishte lindur me vrimë në zemër dhe tërë këto probleme e patën zanafillën aty. Askush nuk e tha këtë gjë kur ajo lindi. Pakujdesia e mjekëve. Arriti ta mësonte Mois. Atë natë, kur ishin në spital u stresuan shumë. Pa pritur përgjigjen e analizave të gjakut, vendosi t’i shoqëronte nënë e bijë në shtëpi. I hipi gjaku në kokë kur doktori filloi të gënjente dhe nuk duroi asnjë sekondë më shumë. Shihte imazhierin flakë të kuq, i cili dëshironte të fliste por kishte frikë doktorin. Nga ana tjetër ishin dy doktorët e tjerë të cilët silleshin indiferentë. U ngrit dhe debatoi me të gjithë. “ Si mund të silleni në mënyrë mizore kur bëhet fjalë për një fëmijë, o njerëz të poshtër?! Unë jam doktor! Ju mundoheni të më hidhni hi syve mua si prind! Si mundeni ta bëni kur për këtë shërbim ne paguajmë shuma të konsiderueshme parash?! Dhe ju mbylleni! Nëse do ishit në kundërshtim me fjalët e këtij ndyrësirës, do ta thonit një rrokje. Ti doje t’i jepje vajzës sime ilaçe për mbi gjashtëdhjetë vjeç, apo jo?! Hahaha.

Kjo sigurisht që nuk do të lihet me kaq! Nuk do të shpëtoni kaq lehtë!” Tha këto fjalë, i dhuroi një të rrahur të mirë doktorit dhe u largua menjëherë. Marias i tha të mos shqetësohej se do të kujdesej ai për gjithçka. Detyra e saj ishte vetëm të mbante temperaturën nën kontroll. Vendosi që jetën e së bijës ta merrte vetë në dorë. U hoq si doktor, si doktor me marrëveshjen e Helen dhe Marias. Shkoi në shtëpinë e tyre në momentin kur Antonio ndodhen aty. Derën e hapi Maria e cila kishte në krahë bukuroshin Anxhelo, të cilit as qerpiku nuk i buzëqeshi. I puthi dorën të voglit, hoqi këpucët dhe hyri brenda. Aty e priste me indiferentizëm Antonio.”

postbck postbck

Recent Posts

Sekreti i ngjyrës portokalli tek macet

U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…

12 hours ago

Këshilla të arta për shëndetin: Si të kujdesemi për trupin dhe mendjen në çdo fazë të jetës

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…

12 hours ago

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

2 days ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

2 days ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

2 days ago