Li Ching-Yuen pretendonte se kishte lindur në vitin 1736 ndërsa të dhënat jo të sakta për të flasin se ai kishte lindur në vitin 1677, që nënkupton se ai vdiq në moshën 197 vjeqare respektivisht në moshën 256 vjeqare, Të dy këta numra tejkalojnë moshën më të vjetër të verifikuar ndonjëher në botë.
Data e tij e vërtetë e lindjes nuk u përcaktua kurrë. Pretendimet e tij konsiderohen se janë një mit nga gerontologët. Derisa pretendimet e tij nuk janë verifikuar, ato kanë qarkulluar gjerësisht si një mashtrim në Internet.
Derisa vetë Li Ching-Yuen pretendoi të ketë lindur në vitin1736, Wu Chung-chieh, një profesor i Universitetit Chengdu, pohoi se Li kishte lindur në 1677; ku sipas një artikulli të New York Times të vitit 1930, Wu zbuloi të dhënat e qeverisë perandorake Kineze të vitit 1827 duke e uruar Li-n për ditëlindjen e tij të 150-të, dhe dokumente të mëtejshme më vonë duke e uruar atë për ditëlindjen e tij të 200-të në vitin 1877. Më 1928, një korrespodent i New York Times shkruajti se shumë nga pleqtë në lagjen Li-së pohuan se gjyshërit e tyre e njihnin atë kur ishin të rinjë dhe se ai në atë kohë ishte njeri i rritur.
Mendohet për gjatë jetës së tijë Li Ching-Yuen Shiti barëra për më shumë se 100 vjet, varrosi 23 gra të tija dhe la rreth 180 pasardhës para se të vdiste në vitin 1933. /InforCulture.info
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…