Kjo traditë në të kaluarën është bërë në forma më arkaike, dasmorët kanë shkuar në shtëpinë e nusës me kuaj, qerre, dhe mjete të tjera transporti që janë përdorur në periudha të ndryshme të kohës.
Mirëpo tradita e shkuarjes së dasmorve në grup të organizuar, ndër shqiptarë që ka ekzistuar qysh në kohërat më të vjetra ekziston edhe sot. Kjo ceremoni dasmore sot aplikohet në të njejtën formë të organizuar të krushqëve mirëpo në shtëpinë e nusës shkohet me anë të veturave automobilistike. E kjo mënyrë posaqërisht në qytete filloi të aplikohet qysh në gjysmën e dytë të shekullit 20.
Në videon që kemi sjellur në poshtë mund të shihni pamje të një darme të vitit 1984 në Prishtinë. Videoja është amatore, mirëpo pamjet janë shumë nostalgjike pasiqë në video shihen edhe pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës.
Në video shihet se krushqëve sic është traditë ju prinë ‘bajraku’, ndërsa në fund të kolonës së veturave automobilistike është vetura apo sic quhet ‘’kerri i nusës’’që cdo herë është munduar të jetë sa më i zbukuruar. /InforCulture.info
Video: Youtube, Nehat Duraku
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…