190 TË SHËRUAR DHE 171 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.
Shumica prej nesh besojmë se peshqirët mund të zgjasin përgjithmonë, për sa kohë që nuk…
Nëse po pyesni veten pse shtëpia juaj ka gjithmonë një lloj ere, kjo mund të…
Klorpirifosi po shkurton jetën e peshqve dhe ndikon në riprodhim Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në…
Refleksione E kam bërë zakon që herë mbas here të vendos përballë njëri-tjetrit dy personalitete…
Hoxhë Hasan Tahsini (Hasan Osman Rushiti) lindi në fshatin Ninat të Konispolit më 7 prill…
Një studim australian ka dhënë prova të reja mbi arsyen pse njerëzit me…