<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

”Po, o Gurakuq, për mue E larta fjala e jote,..” – Gjergj Fishta poezi për Luigj Gurakuqin

Peng Ndërimi
Luigj Gurakuqit
1909
– Poezi nga Gjergj Fishta

I kandshëm a’ e plot shije
Nja’ i lehtë zhumhur qi gurra
Ep tue gurgullue npër hije
E nëpër rrajë e curra,
Ka’ e argjantë lugjeve ulet
E puthë përmallshēm lulet,
Qi si n’pasqyrë – rrijnë n’amë t’asaj tu ‘u kqyrë.

Asht edhe i butë e kamdshëm
Nja ‘i ambli fllas eret,
Qi ka i qetët e i erandshëm
Fryn nëpër ag prendveret;
Me landë shkon tue zhablluem
Ase me gji t’rituem
Prej voeses s’qielles – të ndonji drandofilles.

Ma e mabël, por, asht fjala
E njaj miqsis s’vërtetë,
Qi, kur t’na marrë vala
E pellgut t’zi t’ksaj jete,
Tue na ngushtue ndër gjire,
E ndijm, e qi fatmire
Zemra na i kallē – me nji shpëresë të gjallë.
Po, o Gurakuq, për mue
E larta fjala e jote,
Qi me Vargnim m’ke çue,
Kur zemra ‘i herë m’ankote,
Për mue kje ajo peng beset
E kje për mue hyll shpreset,
Qi shpirtin m’shndriti – zemërën ma flladiti.

Oh! Po: ajo fjalë ngushllimit
N’zemër ngjashtu m’ka ardhë
Si voesa prej agimit
Qi bjen m’nji lil të bardhē;
E atëbotë, si kah prandvera
Bijn vjollca e lule tjera,
Njashtu mendimet – patën n’mue burime.

Po, atëbotë për atme e fe,
Për punë të hijshme e t’mbara
Zemra ma fort m’u xë;
E ma fort se përpara
Me shpirt un Zanës iu trova,
Edhe njatë burrë këndova,
Qi n’flakë t’barotit – mbet për tokë t’Kastriotit.

Pra, i drejtë në kjoftë se moti
Krejt za’n s’ma qet n’harresë
Fjalës sate (e cilla m’ploti
Zemrën ma t’ambël shpresë,
Shqypnis’ ka për t’i ardhë).
Un me evari – për nderë, po, do t’ia di.

Prandej, për peng miqsijet
Kam da me t’i kushtue
Kto ushtrime poezijet,
Qi ti, (due me shpresue),
N’kurrsend s’ke për t’i ba,
Sado qi s’duhen gja:
Pse m’to pa da – mue mik ti ke me m’pa. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

23 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

1 day ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

1 day ago