<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kalorësi i hyjnizuar i Dardanisë

Haxhi MEHMETAj

Gjatë punimeve bujqësore brenda mureve rrethuese të qytetit të antik të Ulpianës (gjendet 8 km larg Prishtinës), në jugperëndim të tij u zbulua një stelë mermeri më epitaf, e cila ka vlerë jashtëzakonisht të madhe për njohje të kulteve, të antroponimisë dhe artit të Ulpianës në veçanti dhe të Dardanisë në përgjithësi (fig.1).

Stela është e dëmtuar pjesërisht në të gjitha anët. Është përmasash 70 x40 x 25cm. Ka trajtë pesëkëndëshi. Përbehet nga edikula dhe fusha mbishkrimore. Në edikulë është skalitur portreti i kalorësit duke kalëruar. Ai është veshur më një këmishë të shkurtër, sipëri së cilës ka hedhur klamidën e cila e stilizuar në trajtë të tri flatrave valëvitet mbi shpinë.Kalorësi është i armatosur dhe i kthyer frontalisht. Më dorën e djathtë të ngritur lartë mbanë heshtën e përgatitur për sulm, ndërsa në brez e ka venë thikën. Kali është dhënë në pozicioni vrapimi dhe pajisur më takëmin e tij, shalë dhe frerë. Në profil nën barkun e kalit është skalitur qeni i gjahut i cili shoqëron të zotin poashtu i dhënë në pozicion vrapimi.

Cilat janë figurat tjera që shoqëronin kalorësin, derri i egër apo ndonjë figurë tjetër, për shkak të dëmtimit të stelës është vështirë të dihet. Megjithatë mbi këmben e majtë të përparme të kalit vërejmë kokën e gjarprit.Në fushën mbishkrimore (30 x 21 x 10cm) është skalitur epitafi i shkruar më shkronja të mëdha dhe të hijeshuara me serife në disa rreshta. Lartësia e shkronjave 2 – 4cm. Liguaturat në përdorim në rreshtin e katërt AV dhe në rreshtin e pestë LI. Shkurtesat janë ndarë me shenja pikësimi në formë të shigjetës. Ruhen të plotë tre rreshta. Ndërsa janë dëmtuar pjesë të rreshtit të katërt dhe te pestë.Epitafi : FL.PAETINUS/VIX.ANN. XV./H.S.E./FLAVI. LYCA…/CORNELI…Lexohet: T. Fl(avius) Paetinus / Vix(it) Ann(is) XV/ H(ic) S(itus) E(st) /Flavi Lyca(i)/Cornel(ia?)…Mbishkrimi dëshmon që djaloshit T. Flav Petinit të vdekur në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare përmendoren ia ngritën i ati, me gjasë nëna Cornelia dhe ndonjë anëtar tjetër i familjes. Cilat ishin të bëmat e djaloshit për tu përjetësuar në mermer, mbrojta e nderit të familjes apo lufta kundër armikut. Këtë nuk e ep mbishkrimi.

Gentilici Flavius i shkruar dy herë, se pari në cilësinë e nomenit dhe se dyti në cilësinë e pranomenit është tregues që të paret e djaloshit, të drejtën e qytetarisë së lirë, të Perandorisë Romake e kishin fituar në fund të shek. I pas Krishtit, gjatë sundimit të dinastisë së Flavëve. Ndërsa monumenti sipas stilit të germave do vendosur në fillim të shek. III pas Kr.Bartësit e mbishkrimit ishin më origjinë ilire. Këtë e përligj nomeni i antroponimisë ilire Lycus, i dhëne në trajtën Lycai. Ky emër në Ilirinë Veriore dëshmohet në trajtat Liccaius, Liccai, Liccaius, Licco etj., ndërsa në Dardani në trajtën Lucus (Lucae) dhe Licco (Licconis).Kulti i kalorëseve shfaqet qysh në epokën parahistorike, ndërsa adhurim më të madh gjënë në antikitet. Jam i mendimit që kalorësi i Ulpianës paraqet heroin e hyjnizuar sipas shembullit dhe kuptimit të hyjit dardan Tato. Monumentet i hyjit Tato më ikonografi kalorësi është dëshmuar në Bulesavc të Vranjës (Serbi) dhe në mbishkrimin e një altari votiv në qytezën dardane të Kleçkës së Malishevës (Kosovë). Adhurohej si perëndi i stërgjyshërve, pajtor i shtëpisë, i vatrës dhe i fisit. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

7 hours ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

8 hours ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

8 hours ago

Kjo është fotografia që po propagandohet nëpër rrjete sociale si fotografi e Shaban Polluzhës

Në kohën e rrjeteve sociale manipulimet janë bërë shumë të mundëshme dhe të lehta. Fotografi…

9 hours ago

Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën e shigjetës nga këmba e heroit dardan të Trojës, Enea!

Jahja Drancolli Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën…

9 hours ago

“Shqiptarët duhet të zhduken si popull. Atyre duhet t’u pamundësohet jeta. Autoritetet tona (serbe) ua morrën tokat arnautëve”

MekuliPress ju sjellë fakte tjera të kolonizimit të tokave të hapsirës shqiptare përmes kolonëve serbë.…

9 hours ago