Monuni, mbreti i parë ilir që ka prerë monedha

Një ndër mbretërit e parë ilirë që kanë prerë monedha ka qenë Monuni, i cili mendohet të ketë mbretëruar në vitet 290/285 deri në 270 p.e.s, në trevat mes Dyrrahut dhe Apolonisë, deri në kufi me Maqedoninë.

Në një informacion të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedhat dyrrahase gëzonin besimin e tregjeve të kohës dhe Monuni vendosi t’i riprodhojë për të lehtësuar shkëmbimet brenda mbretërisë së tij.

Stateri i mbretit Monun mban në faqe figurën e lopës duke e pirë viçi, simbol ky i marrë nga stateret dyrrahase. Mbi lopën ravijëzohet figura e një nofulle derri të egër, simbol i shtëpisë mbretërore të ilirëve.

Në shpinë paraqitet një katror i mbushur me zbukurime lineare të stilizuara (kopshti i Alkinout) dhe në brinjët e katrorit shkruhet emri i shkurtuar i Dyrrahut (DYRRA), titulli dhe emri i mbretit Monun (Basiloeos Monuniu), si dhe topurrja, arma e Herakliut. /atsh/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Stradiotë e perandorë… dhe historia e lavdishme! Kureshti iliro-arbërore

ILIR CENOLLARI/ Në mesjetë shqiptarët u bënë përsëri të famshëm; ata u bënë mur i…

9 hours ago

Ismail Qemal Vlora VS Abdul Hamid II: Ditari i Sir Maurice de Bunsen

Kjo faqe është shkëputur nga “Ditari” i Sir Maurice de Bunsen (8 janar 1852 –…

1 day ago

Peizazhe të tre qyteteve të Ilirisë Jugore në relievet e kolonës së Trajanit

Mijëra shqiptarë vizitojnë Romën çdo vit, por shumë pak e dinë që kolona e ngritur…

1 day ago

Gjergj Kastrioti përball Giovanni Antonio, në letra e në fushbetejë. Dokumenti që na ndihmon të kuptojmë veç të tjerash perceprimin etnik gjatë Mesjetës

Elis Buba Ngjyrosja forcërisht me tone nacionale e antikitetit dhe mesjetes Është tradicionalisht interesante të…

1 day ago

Konsullatat serbe në tokat shqiptare, armët dhe përçarjet në Prishtinë

“Vetë pozita që e ka Prishtina nuk është e volitshme që të rekomandohet si seli…

1 day ago

Agjërimi mund të parandalojë mpiksjen e gjakut

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

1 day ago