<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Akademiku Apollon Baçe: Akili, Pirro dhe Aleksandri i Madh janë…

“GREKËT NA VODHËN HISTORINË”

Akademiku Apollon Baçe hedh poshtë versionin zyrtar që Pirro, Akili dhe Aleksandri i Madh janë me origjinë greke dhe maqedonase. Sipas tij, Greqia ka vjedhur dhe manipuluar historinë. Këtë deklaratë Baçe e bëri  në emisionin “Hard Talk” nga Roland Qafoku.

-Aleksandri ishte maqedonas, profesor?

Nuk ka maqedonas. E ëma e Filipit është nga Lynkesët, i ati i Filipit Herodoti tregon një histori ku thotë se ishin tre vëlleër që shkojnë të punojnë në Tebë të Greqisë dhe pastaj prishen me të zotin ngaqë nuk po iu jepte lekët dhe iu thotë merrni rrezen e diellit. Ky e merr rrezen e diellit dhe ky e kupton që këta e grabitën, ikin i gjëmojnë mbrapa dhe përfundojnë në Iliri. Jetojnë aty disa vjet pastaj që andej shkojnë në Maqedoni.

-Përderisa Pirro thoshte jam pasardhës i Akilit, Skënderbeu thoshte jam pasardhës i Pirros, tani Akili ishte yni apo i grekëve?

Momsini na thotë këto fjalë: Epiriotët trima shqiptarë të antikitetit mbështetën me besnikëri tradicionale dhe entuziazëm rinor djaloshin e guximshëm Pirro, “Shqiponja” siç e quanin ata.

Po qe se lexohet me kujdes Iliada, ajo fillon me vajtimin që i thuhet Athinasë “Ai që na shkatërroi heronjtë tanë, ai që i bëri ushqim për qentë dhe zogjtë e egërr, ai që na prishi rininë dhe ushtrinë tonë, Akili.”

Akili që ka hyrë në luftën e Trojës, ke një autor tjetër tregon këtë që, nuk ka mundësi ta marrim këtë nëse nuk marrim mjeshtrin e zaptimit të qyteteve që është Akili. Akili vjen si mercenar.

-Nga erdhi?

Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai. Dodona i përkiste fisit të Molosëve.

-Domethënë nuk ishte grek?

Absolutisht nuk ishte grek. Kur Akili i lutet Zeusit i thotë: “Ashtu siç mç ke ndihmuar atëherë, ma sill Patroklin gjallë nga lufta.” Ashtu siç me ke ndihmuar atëherë, pra  kur shpartalloi Akejtë, akejtë ishin grekë në atë kohë. Atëherë ky njeri që ka shpartalluar ushtrinë e akejve, atëherë si mund të jetë grek ky njeri që i ka shpartalluar ushtrinë e grekëve? Tjetër është edhe lista e qyteteve që ky ka shpartalluar.

-Sa qytete janë?

-26, dhe nga këta 26, 25 janë grekë. /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

3 hours ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

4 hours ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

5 hours ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

1 day ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

1 day ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

1 day ago