<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ballkanologu kroat që hodhi dritë mbi gjuhën shqipe dhe zanafillën Ilire

HENRIK BARIÇ

Henrik Bariç (1888-1957), ishte gjuhëtar kroat, ballkanolog e albanolog. Pranon se: “Ilirët e trakët kanë ardhur nga veriu i Europës. Për prejardhjen e gjuhës shqipe ai përkrah tezën trake dhe vë në dukje përkime të shqipes me rumanishten”.

“Zbritja e indoevropianëve prej Veriut të Europës në Gadishullin Ballkanik ka ndodhur në periudhën e hershme parahistorike”.

“Në periudhën kur indoevropianët janë ngulur këtu, Gadishulli Ballkanik ka qënë i banuar prej një populsie të vjetër”.

Henrik Bariç ka bërë studime për historinë e gjuhës shqipe. Botoi disa vjet (1923-1926) revistën albanologjike “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju” (Arkivi lashtësisë i gjuhës dhe i etimotologjisë shqiptare”).

Ka shkruar dhe vepra të tjera si: “studime rumune-shqiptare”, 1919; “Në gjurmët e Ilirishtes” (1921), “Studime gjuhësore ilire” (1948), “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e gjuhës” (1954) etj.

Gjithashtu ai nuk e ndan gjuhën maqedonase nga ajo ilire… Ilirishtja është fisi më i afërt i maqedonishtes. Duke iu referuar shumë linguistëve dhe historianëve ai panon se ilirët dhe trakët kanë ardhur nga Veriu i Evropës.

Pjesë nga libri i Barçit

Zbritja e indoevropianëve prej veriut të Europës në Gadishullin Ballkanin ka ndodhur në periudhën e hershme parahistorike. Arkeologët janë të mendimit se grekët janë ngulur nga mijëvjeçari i II-të p.e.r., kurse pas tyre ilirët dhe trakasit, prej të cilëve të parët kanë zënë perëndimin dhe të dytët lindjen e pjesën veriore të Gadishullit Ballkanik.

Ne periudhën kur indoevropianët janë ngulur këtu, Gadishulli Ballkanik ka qënë i banuar prej një popullsie të vjetër, gjuha e të cilëve ka ushtruar një ndikim mjaft të ndjeshëm në gjuhët e popujve të ardhur, e cila shihet në një varg shfaqjesh fonetike dhe morfologjike, të cilat dallohen prej tipit gjuhësor indoevropian, sidomos në fjalor.

Një burim i rëndësishëm për përcaktimin e lidhjeve të të afrimitetit të popullsisë indoevropiane në Gadishullin Ballkanik është toponomistika: emrat e lumejve, liqeneve, maleve, viseve dhe vendbanimeve, që ruhen edhe pas asimilimit të popullsisë së hershme. /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

18 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

21 hours ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

3 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

3 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

4 days ago