Edhe pse më shumë vëmendje i është dhënë vajit të ullirit sesa vetë ullirit, ullinjtë mbeten një nga ushqimet më të shijuara në guzhinë.
Ullinjtë klasifikohen si fruta me bërthamë të së njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët. Ullinjtë jeshilë mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht. Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyrna të shëndetshme për organizmin.
Disa përfitime pozitive të ullinjve në shëndet janë:
Ullinjtë përmbajnë polifenole, një kimikat natyral që redukton stresin oksidativ në tru. Ngrënia e një sasie të vogël ullinjsh të shëndetshëm në ditë mund të përmirësojë kujtesën.
Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20%.
Një studim i fundit zbuloi se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore. Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta.
Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e “keq”, LDL dhe rrisin kolesterolin e “mirë”, HDL.
Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore të pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur.
Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.
Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve. Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gjakut.
Një ulli ka vetëm rreth 7 kalori. Më shumë kalori digjen gjatë tretjes së një ulliri se sa gjatë ngrënies së tij. Për më tepër ullinjtë përmbajnë fibër që ndihmon në tretje. Ullinjtë janë gjithashtu të pasur me yndyrna të pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.
Ullinjtë janë një burim i mirë i vitaminës E, që ka aftësinë të neutralizojë radikalet e lira në yndyrën e trupit. Vitamina E i bën proceset qelizore më të sigurta.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…