<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kush ishte faraoni korçar që i riktheu shkëlqimin Egjiptit?

Historia e shqiptarëve është një epope e ndritur. Do të ishte korçari Mehmet Ali Pasha me dinastinë e tij që do t’i rikthente shkëlqimin Egjiptit madhështor të faraonëve dhe piramidave.

Historia e shkëlqimit të tij është një histori e jashtëzakonshme gati gati përrallore, por për fat të mirë të shqiptarëve dhe e vërtetë. Ai do të lindte në Zëmblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalla të Greqisë. Mehmet Aliu ishte fëmija i shtatëmbëdhjetë nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim agait, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit.

Detyrën e parë publike ai do ta përmbushte në moshën 18 vjeçare. Së bashku me dhjetë vetë të armatosur shkoi për të bindur një fshat aty afër, të paguante taksat. Pasi i fut në xhami katër të parët e fshatit, u premtoi se nuk do të dilnin të gjallë nëse fshati nuk paguante taksat.

Në Egjipt fillimisht do të shkonte si një ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por falë aftësive të tij dhe zgjuarsisë së madhe që kishte por dhe falë trimërisë do të bëhej komandant dhe me kalimin e kohës dhe pasha.

Ishte interesante një fakt. Ai nuk dinte të shkruante dhe fliste vetëm shqip. Po kjo nuk e pengoi të bënte karrierë ushtarake. Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin, i cili që nga koha e sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë osmane, Mehmet Aliu ashtu si shumë myslimanë të tjerë, shtetas të perandorisë u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të perandorisë osmane nga kolonizatorët e rinj.

Në krye të një batalioni shqiptarësh, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit dhe mbas shumë përpjekjesh luftarake me francezët më në fund e çliroi Egjiptin nga zgjedha franceze. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile në vitin 1805, Mehmet Aliu me ndihmën e sheikut Azhar do të merrte fermanin e sulltanit për t’u bërë guvernator i Egjiptit dhe mori titullin Pasha.

Egjipti i asaj kohe ishte zhytur në varfëri ekstreme. Ndaj duke parë këtë gjendje katastrofike ai do të ndërmerte disa reforma shumë të rëndësishme. Ai i dha hov bujqësisë, industrisë e tregtisë duke rritur mirëqënien e vendit. Në Aleksandri, Rozet, Damiet nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha dhe gjatë kësaj kohe më shumë se njëmijë anije tregtare përshkonin Nilin.

Me mbështetjen e francezëve u zhvilluan shumë ekspedita arkeologjike duke e kthyer vendin në lulëzimin e dikurshëm. Pikërisht gjatë kësaj kohe kemi zbërthimin e hieroglifeve të famshme e shumë studime të rëndësishme.

Në vitin 1824 plasën kryengritjet në Greqi. Sulltan Mahmudi i II-të që nuk mund të shtypte dot rebelimin grek thirri në ndihmë Mehmed Aliun, i cili në krye të ekspeditës do të çojë djalin e tij, Ibrahim Pashën. Ky i fundit do të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Me fitoren e kësaj lufte Mehmet Aliu do të shpërblehej nga sulltani dhe do të bëhert guvernator i Kretës.

Por kjo gjë nuk i pëlqeu fuqive të mëdha (Britanisë, Francës dhe Rusisë). Këto të fundit duke parë shtrirjen e gjerë të Mehmet Ali Pashës nga Sudani deri në Kretë, më 1827 dërguan forcat e tyre për të luftuar me Ibrahim Pashën, të birin, dhe ky i fundit pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye dhe u detyrua që të lëshojë pe për shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës rreth 93 anije lufte.

Pikërisht gjatë kësaj kohe do të fillonte lëvizja vahabiste që kishte pushtuar Mekën dhe Medinën. U bë një betejë e ashpër që e fitoi Ibrahim Pasha.

Por shpejt ambiciet e Mehmetit do rriteshin. Ai ëndërronte të bëhej sulltan i Përandorisë Osmane. Pas fitores së betejës më 1839 me ushtrinë osmane në Konia të Anadollit, ushtria e Mehmet Pashës marshon drejt Kostandinopojës. Të gjithë historianët janë të një mendjeje që ai donte të bëhej sulltan. Por ishin fuqitë e Mëdha që do ndalonin këtë ambicie të tij. Ata e kërcënuan Mehmet Aliun që të mos marshonte më tej.

Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt ku atij iu njoh e drejta e mbretërimit në Egjipt dhe nga ku rrodhi një dinasti e gjatë që zgjati deri në vitin 1952.

Mehmet Ali Pasha do të vdiste në Aleksandri. Trupi i tij do të mbështillej me një shall kashmiri dhe me shpatën e tij do të varrosej i përcjellë nga 22 sheikë, që lexonin vargjet e Kuranit dhe që e shoqëruan deri në xhaminë e Alabstros në Kajro, ku u varros. /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

3 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago