<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ujë me sodë, kura e përkryer që mbron organizmin

Sa herë kemi ndjerë dhimbje stomaku dhe nëna ka ardhur pranë me një gotë ujë me sodë, duke na e ofruar si mënyrën e sigurtë që do na shërojë.

Soda është një nga produktet më të zakonshme që ndodhet në kuzhinën e çdo familjeje shqiptare.

Një produkt që nuk përdoret vetëm për gatim por lehtëson gjithashtu në pastrimin e shtëpisë e mbi të gjitha vlerat e saj janë fantastike në përmirësimin e shëndetit.

Megjithëse në ditët e sotme, shumë njerëz preferojnë t’i drejtohen farmacisë si zgjidhje për problemet shëndetësore që përjetojnë shumë të tjerë kanë gjetur zgjidhje në përdorimin e këtij pluhuri magjik.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumimi i ujit me sodë ka dëshmuar mbështetje të fuqishme në të gjitha funksionet e trupit. Ndërsa ndihmon në rregullimin natyral të nivelit të pehazhit në gjak, duke ndikuar në reduktimin e nivelit të acidit.

Ujë me sodë është një ndër kurat më të lashta dhe më të përdorura në mbarë botën si një metodë shëruese popullore. Ndër shekuj ajo vijon të mbetet një mënyrë e përkryer e mbrojtjes së trupit kundër shumë sëmundjeve.

Për Shëndetin e Stomakut

Uji me sodë ka vlera të forta kundër acideve ndaj dhe ai rekomandohet përherë për dhimbjet e stomakut apo shtrëngimet e tij.

Përdorimi i ujit me sodë ndikon në neutralizimin e acideve në stomak si dhe parandalon ndjesinë e djegësisë.

Ai ndihmon gjithashtu në reduktimin e inflamacionit dhe gazrave, duke lehtësuar në këtë mënyrë tretjen.

Për Balancimin e Pehazhit

Kjo kurë e lashtë fantastike vijon ende edhe sot të përdoret për mbajtjen në nivel normal të pehazhit në të gjithë trupin duke përmirësuar shëndetin.

Niveli i lartë i acidit në trup mund të shndërrohet në një risk të vërtetë. Duke shkaktuar osteoporozën, artritin dhe të tjera komplikacione shëndetësore.

Kundër Mikrobeve dhe Baktereve

Uji me sodë është një mënyrë ideale për të mbrojtur shëndetin e gojës dhe jo vetëm. Ai ka efekte të forta në eliminimin e viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundje.

Për shkak të këtyre efekteve, uji me sodë përdoret duke bërë gargarë për problemet e fytit dhe inflacionit.

Gjithashtu uji me sodë është fantastik në mbajtjen e kolesterolit në kontroll ndërsa ndihmon gjithashtu në lehtësimin e problemeve urinare.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kjo metodë është ideale kundër mikroorganizmave që shkaktojnë të ftohurën në organizëm, gripin dhe alergjitë gjithashtu.

Përdorimi i ujit me sodë rekomandohet të konsumohet për disa ditë me rradhë deri në përmirësimin e simptomave.

Si Ta Përgatisni

Gjysmë luge të vogël (3 gramë)

1 gotë me ujë (200 ml)

Përzjeini bashkë dhe përdoreni pas vaktit kryesor të ditës.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

3 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago