<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 kuriozitete interesante rreth maceve

Në rast se e keni harruar se sa krijesa të mrekullueshme janë macet, po ju sjellim 5 fakte interesante për to. Për adhuruesit e maceve kemi sjellë këto kuriozitete, që me shumë mundësi i dini më mirë se ne:

1. Sytë e maceve zbulojnë gjuetarin brenda tyre

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë-Berkeley studiuan 214 mace të ndryshme dhe përcaktuan se forma e bebëzave të syrin përcaktonte shumë për stilin e jetës së tyre. Veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljen e tyre grabitqare. Ato me bebëza vertikale, si macet shtëpiake, priren të zënë pritë pren e tyre

2. Macet nuk gërrhasin vetëm kur janë të lumtura

Po, mackat nuk gërhasin vetëm kur janë duke u përkëdhelur ose duke ushqyer kotelet e tyre, por edhe kur nodhen në situata stresuese. Kjo gjë i ka çuar shpesh studuesit në një debat të vazhdueshëm se pse gërhasin macet dhe për çfarë qëllimi u shërben. Studiuesit kanë përcaktuar se macet gërrhasin në frekuenca midis 25 dhe 150 Hertz, një interval frekuencash që “mund të përmirësojë densitetin e kockave dhe të promovojë shërimin”.

3. Macja më e vjetër që është ende gjallë është 26 vjeç

Sipas Librit të Rekordeve Gines, një mace 26-vjeçare, e quajtur Corduroy, aktualisht është macja më e vjetër shtëpiake. Macja më e vjetër e njohur shtëpiake që ende mban rekord quhej Creme Puff, dhe ajo jetoi gati 38 vjeç. Macja shtëpiake jeton mesatarish 15 vjet.

4. Macet nuk shijojnë ëmbëlsinë

Macet janë ndoshta gjitari i vetëm që nuk mund të shijojnë ëmbëlsinë. Macet, duke përfshirë luanët dhe tigrat nuk e kanë aminoacidin përgjegjës në ADN-në e tyre për të shijuar gjërat e ëmbla. Mungesa, nëse është vërtet ajo që është, mund të lidhet me faktin se macet janë kryesisht mishngrënës, të cilët kanë prejardhje nga një linjë e gjatë e karnivorëve. 

5. Jo të gjithë macet e duan Katnipin

Thuhet se tigrat e duan piperin, por e urrejnë kanellën. Një tjetër gjë që tigrat duan? Katnip. Gjethet e katnip mund të bëjnë që çfarëdo mace të corientohet për tpaktën 10 minuta të mira.

Sipas Science American, reagimi i një mace ndaj barishteve përcaktohet nga gjenetika e saj. Midis 20% dhe 30% e maceve janë imune ndaj efekteve të saj. Gjithashtu, katnip nuk ka asnjë efekt tek macet më të reja se 6 muajshe.

postbck postbck

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

2 hours ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

1 day ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

1 day ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago