<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kush ishte kronisti italian që krahasonte ardhjen e Skënderbeut me ardhjen e Mesisë prej judejve…

Marin Sunudo, (1466-1536) ishte një historian venecian. Ai ishte biri i senatorit Leonardo Sanuto. I lënë jetim në moshën dhjetë vjeç, ai humbi pasurinë për shkak të menaxhimit të keq të kujdestarit të tij.

Ai u rrit me një interes të veçantë për studimin e historisë, kudo që shkonte ai lexonte kopjonte dorëshkrime si dhe kishte akses nëpër arkivat e Venetos.

Ai ka mbajtur shënime edhe për luftën arbërore kundër turqve e cila mund të shfaqi jo pak interes.

Nga ditari i M. Sanudos mbi gatishmërinë e shqiptarëve për kryengritjen kundër turqve, 7 gusht 1499

Nga Durrësi (erdhi letër) e zotit Martin Firmano, kryepeshkop i atij vendi, më (7 gusht dhe thotë) se gjendej i sëmurë në një fshat ku shkoi edhe i baili i Durrësit dhe aty shkuan disa pleq të fshatrave të vendit dhe thanë se ishin mërzitur duke i paguar haraç sulltanit, kështu që shumë prej atij vendi ishin të gatshëm të çoheshin në kryengritje kundër sulltanit.

Nga ditari i M. Sanudos mbi pritjen e Skënderbeut të ri nga shqiptarë, 4 qershor 1500

Letër e një farë Bernardinit nga Shkodra i urdhërit të Minorëve, guardian i vendit të Shën Mërisë, me datë 4 qershor nga Lezha. Thotë se aty pritet Skënderbeu sikundër pritet Mesija prej judejve. Së bashku me Z. Span Dukagjinin dhe si ta marrë ishullin e Lezhës e si ta fortifikojë do të fortifikojë Shkodrën dhe Krujën dhe të gjitha vendet e tjera.

Nga ditari i M. Sanudos mbi hovin e kryegritjes së shqiptarëve, 10 mars 1501

Prej Raguze, letër datës 10 nga Z. Jeronim Zorzi. Thotë se nga dy varka të ardhura prej Ulqinit, ka marrë lajmin se ka zbritur në Lezhë Z. Skënderbeu i cili, pasi i ka lidhur almadarët e sulltanit që ishin aty, ka marrë vendimin dhe e ka përshkruar të gjithë atë anë. E gjithë Shqipëria është në kryengritje dhe ai ka famë të madhe. Të gjithë duan të dalin nga duart e qenëve… /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

15 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

15 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

15 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

18 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

20 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

21 hours ago