<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e vërtetë e Mr.Bean

Lufta e Rowan Atkinson për të qënë pjesë e skenës së madhe është shembulli klasik i vështirësive që duhet të kalosh për të arritur suksesin. Veçanërisht për Z.Bean (siç e njohim të gjithë) që lindi në një familje të klasës së mesme dhe me një çrregullim serioz të të folurit. 


Megjithë fillimet e tij të përulura, Atkinson u pranua në Universitetin e Oksfordit përmes një pune të palodhur. Ishte pikërisht atje ku pasioni i tij për aktrim dhe komedi filloi të lulëzojë.
Ai iu bashkua një grupi komedianësh në kampusin Universitar. Megjithatë, shpesh performoi shumë dobët, për shkak të belbëzimit të tij. Pas disa dështimesh vazhdoi të këmbëngulte, dhe vendosi të provonte aktrimin. Fatkeqësisht, u refuzua nga një numër i konsiderueshëm shfaqjesh televizive. Arsyeja: belbëzimi i tij i vazhdueshëm.


Kushdo që do të ishte në situatën e tij do hiqte dorë e do zgjidhte një tjetër rrugëtim. Një rrugëtim që nuk do t’i sillte më zhgënjimin dhe dështimin që kishte përjetuar kaq shumë.
Por jo Z. Atkinson! Ai kuptoi se belbëzimi i tij ndalonte sa herë që luante një personazh specifik. Ai deklaroi dhe unë citoj: “Zbulova se kur luaja një personazh ndryshe nga vetja, belbëzimi zhdukej.”
Mjerisht, edhe pas këtij përparimi, ai vazhdoi të refuzohej për role të ndryshme. Por, kete here thjesht sepse nuk kishte një “fytyrë televizive” ose “trup heroik”. A hoqi dorë Z.Bin? As që bëhet fjalë!
Ai filloi shfaqjen e tij të quajtur “Mister Bean”, duke u kthyer në fenomen kulturor! Pothuajse menjëherë u bë sukses global. Në retrospektivë, ato vështirësi kontribuan shumë në suksesin që ai ka arritur deri më tani. Sot, ai është një nga personazhet më të njohur në botë me një vlerë prej 100 milion dollarësh.


Çfarë mësojmë nga historia e tij?
Përveç mësimit që “Suksesi nuk përcaktohet nga mënyra se si dukemi fizikisht, por përkufizohet nga sa këmbëngulës, i vendosur dhe i vetë-disiplinuar jemi për t’i realizuar ëndrrat tona.” mësojme edhe diçka tjetër po aq me vlerë.
Si të gjeni pikat tuaja të forta, edhe nëse këto cilësi nuk janë ato që shoqëria i dikton si “të drejta”. Z.Bin kuptoi pikat e tij të forta në aktrim dhe komedi dhe i përdori ato në shërbim të vetes. Pastaj punoi fortë, këmbënguli dhe arriti sukses. Të punosh shumë dhe të këmbëngulës është e nevojshme por e pamjaftueshme për të arritur sukses. Duhet të dini gjithashtu se cilat janë tiparet tuaja më të forta.


Prandaj,  Z. Atkinson është shembulli i përsosur pse nuk duhet të dorëzoheni dhe të njihni veten tuaj mbi të gjitha. “Për të qenë i suksesshëm nuk ju duhet fytyra e bukur apo trupi heroik, ajo që ju nevojitet është zgjuarsia dhe aftësia për të vepruar.”
– Rowan Atkinson

Marrë nga dua.com

postbck postbck

Recent Posts

Qeskat nën sy, si t’i parandaloni dhe largoni

  Qeskat nën sy mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Alergjitë, problemet e ndryshme…

1 hour ago

Sr Noel Malcolm “Arsyet e konvertimit (në Islam) në përgjithësi ishin vullnetare..

Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…

21 hours ago

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

22 hours ago

Kujdesi ndaj gojës dhe dhëmbëve gjatë Ramazanit – pa e cenuar agjërimin

Muaji i Ramazani është kohë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Por ndërkohë që kujdesemi për…

22 hours ago

Kujdesi për një fëmijë me çrregullim të spektrit autik

  Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ASD), është një variant natyror i zhvillimit të…

22 hours ago

Fluturimi i parë i një ketri të vogël fluturues (Video)

Në një nga ato momentet e rralla kur natyra të mban frymën pezull, videoja “Baby…

22 hours ago