<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

9 vendodhje nga jeta reale që kanë frymëzuar Disney-n

Botët e bukura që hasim në filmat tanë të preferuar të Disney-it janë punë e imagjinatës, por edhe ato i kanë rrënjët në vendodhje që egzistojnë me të vërtetë në jetën reale. Këto fotografi, krahasuar me disa nga vendodhjet ikonë të Disney-it me plotësuesit e tyre nga jeta reale do t’ju bëjnë të besoni në magji.

Shkalla se deri ku artistët e Disney-t kishin huazuar këto lokacione të jetës reale si burim ndryshon, por për shumicën prej tyre, lidhja është e dukshme. Një numër i karaktereve të Disney-it ishin bazuar gjithashtu në përrallat ekzistuese tradicionale, duke treguar se referenca në kështjella në jetën reale ishte e pranueshme.

Bukuroshja e Fjetur – Kështjella Neuschwanstein, Bavari, Gjermani

Foto: @adphotovid via Twenty20

Kështjella Mbretërore tek Bukuroshja e Fjetur ishte inspiruar nga Kështjella Neuschwanstein në Bavari të Gjermanisë.

Kjo kështjellë ishte ndërtuar nga Ludwigu i II-të i Bavarisë në vitin 1892 si një vend personal i pushimit si dhe tributë për Richard Wagner, kompositorin e tij të preferuar.

Ludwigu i II-të, i njohur nga disa si Mbreti Mjellmë, ishte një person i entuziazmuar pas artit, duke lënë struktura të bukura përreth gjithë Bavarisë.

Tangled – Mali Shën Mishell, Normandi, Francë

Foto: @slavavkurm via Twenty20

Mbretëria e Koronës në filmin Tangled ishte inspiruar nga Mali Shën Mishell në Normandi, Francë. Ky ishull unik është shkëputur me kohë nga toka kryesore nga ujërat e baticave. Kjo e bëri atë një pozicion mbrojtës të lehtë që ishte ideal për një manastir të fortifikuar. Sot, pamja e tij mahnitëse e bënë një vend atraktiv për turistët.

Aladini – Taj Mahalla, Agra, Indi

Pallati i Sulltanit tek Aladini ishte inspiruar nga Taj Mahalla në Agra, vendodhje Indi. Edhe pse shumë mendojnë që Taj Mahalla është një pallat, në fakt është një varr magjepsës që Perandori Shah Jahan filloi ta ndërtonte në fillim të vitit 1632 për gruan e tij të preferuar, Mumtaz Mahal. Varri ikonik është i mbështjellur me mermer të bardhë dhe i rrethuar nga kopshte luksoze.

Mulan – Qyteti i Ndaluar, Pekin, Kinë

Foto: @askoldsb via Twenty20

Shtëpia e Perandorit tek Mulan-i ishte inspiruar nga Qyteti i Ndaluar në Pekin, Kinë. Edhe pse tani është i hapur për turistët, dikur ishte shtëpia e dinastisë së perandorëve Ming dhe Qing. Pallati i zgjeruar ishte quajtur “I Ndaluar” sepse ishte residenca e perandorit dhe askush nuk mund të hynte apo të largohej nga aty pa lejen e tij.

Katedralja e Notre Damit – Notre Dame, Paris, Francë

Katedralja e përdorur në filmin Katedralja e Notër Damit ishte askush tjetër përpos Katedrales së Notër Damit në Paris. Katedralja imposante dhe ikonike është një nga shembujt më të njohur të arkitekturës Gotike në botë. U deshën gati 200 vite që të përfundohej dhe ishte një nga ndërtesat e para që përdori fluturake mbështetëse në Europë – arkitektët u deshën t’i shtonin këto mbështetës imposantë kur e vërejtën që muret e epërme po ngushtoheshin nën peshën e ndërtesës.

E bukura dhe Bisha – Chateau De Chambord, Loir-Et-Cher, Francë

Foto: @SteveAllenPhoto via Twenty20

Kësthjella e bishës tek E Bukura dhe Bisha ishte inspiruar nga ndërtesa Chateau De Chambord në Loir-Et-Cher, Francë. Ishte ndërtuar në vitin 1547 nga Mbreti Francisi I-rë si një “shtëpizë gjuajtjesh”. Shumë kanë thënë që kulmi karakteristik i ndërtesës, me një pyll të vërtetë oxhaqesh dhe spiralesh, duket më shumë sikur vijë horizonti e ndonjë qyteti sesa si një pallat.

Frozen – Kisha e Shën Olafit, Balestrand, Norvegji

Kishëza tek Frozen ishte inspiruar nga Kisha e Shën Olafit në Balestrand, Norvegji. Gjithashtu ishte e njohur si kisha Angleze sepse ndërtimi i saj ishte filluar nga Margaret Green, një grua angleze që jetonte në malet afër me Knut Kviknen, njeriun me të cilin u dashurua. Edhe pse ajo qëndroi atje me të, ajo ishte gjithashtu shumë fetare dhe filloi ndërtimin e kishës me të në mënyrë që të mund ta praktikonte besimin e saj Anglikan. Fatkeqësisht, ajo vdiq para se kisha të përfundohej.

Atlantis: Perandoria e Humbur – Anglor Wat, Angkor, Kamboxhia

Foto: @Fancycrave via Twenty20

Qyteti i Atlantisit në Atlantis: Perandoria e Humbur ishte inspiruar nga Angkor Wat in Angkor, Kamboxhia. Edhe pse Atlantisi ishte bazuar në një ishull legjendar Grek që ka apo ska ekzistuar, inspirimi i tij vizual është definitivisht i vërtetë. Angkor Wat filloi si tempull Hindus dhe më vonë u ri-destinua si kompleks tempulli Budist në shekullin e 12-të. Në çdo rast, është monumenti religjioz më i madh në botë.

Borëbardha – Kështjella Segovia, Spanjë

Kjo kështjellë e Mbretëreshës tek Borëbardha ishte inspiruar nga Alkazari i Segovias, një kështjellë e gjetur në Spanjë. Ishte përdorur, për arsye të ndryshme, për qindra e qindra vite nga monarkë të ndryshëm Spanjoll derisa ishte dëmtuar rëndë nga një zjarr në vitin 1862. Qëndron mbi një shkëmb në bashkërrjedhën e dy lumenjëve, duke i dhënë formën e një anijeje.
B

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

11 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

1 day ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 day ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

1 day ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

1 day ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago