Kolla është një simptomë shumë e shpeshtë. Edhe pse shpeshherë diçka jo e rëndësishme, kolla është shumë e bezdisshme, prandaj të gjithë do të dëshironim të shpëtonim nga ajo sa më shpejt që të ishte e mundur. Mund të përdorim vetë-kurimin.
Dikush do të donte të përdorte ilaçet e ashtuquajtura të gjyshes.
Mjalti, lëngjet, shurupër e bërë në shtëpi…ilaçet e gjyshes kundër kollës janë të shumta dhe shpeshherë mjekësia moderne i njeh efektet e tyre, por duhet pasur kujdes që këto kura të përdoren kur njihet origjina e kollës.
Mjalti, një ilaç i njohur
Gjyshet tona e përdornin mjaltin kundër kollës…dhe ato kishin të drejtë. Nga një studim i bërë në Universitetine Pensilvanisë rezulton se mjalti është ilaçi më i efektshëm kundër kollës së fëmijëve dhe adoleshentëve. Studimi u krye me 105 fëmijë me kollë të fortë. Një pjesë e fëmijëve merrte një lugë mjaltë përpara se të shkonte për të fjetur, një pjesë tjetër merrte thjesht një lugë mjaltë, një pjesë tjetër nuk merrte asgjë.
Fëmijët që përdornin mjaltin ishin ata që kolliteshin më pak gjatë natës dhe, pra, që flinin më mirë.
Nuk është e ndaluar që edhe të rriturit ta provojnë këtë ilaç.
Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç duhet të përdorin gjysmë luge çaji, fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç një lugë çaji, ndërsa të rriturit dy lugë mjaltë. Mund të përdoret vetëm mjaltë ose mjalti mund të hidhet në qumësht të ngrohtë. Për të rritur efektet e mjaltit, mund të hidhni edhe kanellë (1/4 lugë kafeje).
Çajra, shurupe të përgatitura në shtëpi apo lëngje kundër kollës
Të parët tanë prodhonin çajra me bazë bimësh, disa ndër të cilat kishin veprim anti-kollë. Më e njohura nga ato është trumza. Veprimi i saj antiseptik vjen nga timoli, njëri nga përbërësit aktivë të kësaj bime. Bimë të tjera me veprim anti-kollë janë kopra, jargavani, gjethe delli, likuiricia. Ato mund të gjënden në formën e çajrave, shurupeve apo bonboneve.
Një shëmbull çaji shumë të thjeshtë: ziejmë 3 deri në 4 degë trumze në 200 ml ujë, heqim degët kur uji është bërë i verdhë dhe hidhen 1 deri në 2 lugë të vogla mjaltë. Të pihet gjatë gjithë ditës.
Mund të provoni edhe shirupet e shtëpisë, për shëmbull me bazë karotash. Priten karotat me rondele shumë të holla pa ua hequr lëkurën, mbulohen me sheqer dhe lihen gjithë natën. Bëhet një shurup që duhet pirë gjatë ditës. E njëjta gjë mund të bëhet me një rrepë apo një qepë.
Në rast se kolla vazhdon, kujdes!
Megjithatë, të gjitha ilaçet këshillohen kur është bërë diagnoza ose kur kolla është shfaqur pak përpara, pa asnjë simptome shqetësuese. Kolla në fakt mund të zbulojë një sëmundje serioze. Për më tepër, kolla e njomë dhe kolla e thatë nuk kurohen në të njëjtën mënyrë.
Në rastin e kollës së njomë, përdorimi i një anti-kolle, domethënë i një medikamenti që bllokon kollën, është i kundër-indikuar. Në këtë rast duhet lehtësuar nxjerrja e sekrecioneve të bronkeve duke përdorur medikamente që mund t’i ndryshojnë në mënyrë që ato të rrjedhin. Këto medikamente që ndryshojnë përbërjen e mukusit, e bëjnë më të rrjedhshëm dhe lehtësojnë në këtë mënyrë nxjerrjen e tyre.
Kolla e thatë mund të eliminohet me anë të një kure anti-kollë, veprimi i së cilës ndërpret kollën. Atëherë, edhe në rastin e ilaçeve popullore, është mirë të kërkohet mendimi i farmacistit.
Megjithatë, në rast se kolla vazhdon mbi 5 ditë pas fillimit të kurës, duhet të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të gjeni origjinën e saj e të kuroni patologjinë që e shkakton.
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…