Jemi në pranverë , e ndryshimi i stinëve ka ditë që po ndihet. Është ngrohtë, njerëzit vishen më lehtë, e çdo gjë duket se ka rilindur. Bashkë me rigjenerimin e natyrës duket se dhe njerëzit janë gjallëruar. Me shumë mundësi janë veshjet shumëngjyrëshe që na krijojnë këtë përshtypje. Nëse deri para pak kohësh të gjithë vishnim çizme e këpucë dimëore, tani vajzat e djemtë veshin këpucë të lehta pranverore e atlete.
Ehh atletet e bardha, duket se te gjitha perfundojne ne lavatrice pas 10 të veshurash. Është një ngjyrë që bëhet lehtësisht pis .
Më poshtë do të lexoni mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë si të pastroni atletet e bardha.
Përbërësit:
½ filxhan uthull të bardhë
¼ filxhan sodë buke
1 furçë
Udhëzime:
Përzieni sodën e bukës me uthullën e bardhë derisa të bëhet si shkumë. Përdorni furçën për të pastruar atletet dhe lërini për 30 miuta. Më pas shplajini me ujë të ftohtë dhe atletet do të duken si ditën e parë që i keni blerë.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…