<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

E vërteta e “çmimit për ushqimin” në Shqipërinë e vitit 1987

Me 6 prill të vitit 1987, Shqipërisë do t’i akordohej një çmim ndërkombëtar për ushqimin.

Shtypi i kohës sillte një artikull të gazetës zyrtare të komunistëve daneze ku evidentohet ky çmim që iu akordua Shqipërisë në një event për ushqimin të mbajtur në Meksikë.

Gazeta daneze “Arbejdern” e 22 prillit të vitit 1987 raportonte se çmimi iu dorëzua Sofokli Lazrit si përfaqësues i Shqipërisë.

Shpesh përgjatë viteve është përmendur fakti se ky çmim iu akordua Shqipërisë nga organizata botërore e ushqimit FAO.

Duket e çuditshme duke qenë se në atë kohë, Shqipëria po përballej me problematika serioze për furnizimin e popullatës me ushqime e sistemi që po aplikohej për furnizimin ishte ai i tollonëve ushqimore.

Në fakt, zyrtarët e FAO-s ishin vetëm në cilësinë e pjesëmarrësve në atë event të organizuar nga dega lokale e ushqimit në Meksikë në vitin 1987 – shkruan gazetari Kreshnik Kucaj i portalit Scan.

Çmimi nuk ishte i FAO-s, ai mbante emrin “Enrique Diaz Balestros” një funksionar i administratës meksikane të ushqimit të atyre viteve që vlerësohej për kontributin e tij dhënë në çështjen e furnizimit ushqimor në rang kombëtar.

Ishte më shumë reflektim i marrëdhënieve që Meksika kishte më Shqipërinë.

Një dekadë më herët, në vitin 1976 Shqipëria ishte një nga tre vendet, sëbashku me Kinën, që mbështeti kandidaturën e Meksikës në garën për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. në këtë garë ishte ish presidenti i Meksikës Luis Echeverría Álvarez përballë sekretarit që garantonte për një mandat të dytë Kurt Waldheim.

Gara do të fitohej nga ky i fundit, megjithatë kjo votë e Shqipërisë duket se diktoi mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve në vitet në vijim, marrëdhënie të cilat do të shoqëroheshin edhe me një vizitë në Shqipëri të ish presidentit Echeverría në vitin 1986 e më pas me akordimin e çmimit të ushqimit për Shqipërinë në vitin 1987.

postbck postbck

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

5 hours ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

5 hours ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

7 hours ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

1 day ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

1 day ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

1 day ago