Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin, megjithatë, studimet e vazhdueshme kanë theksuar se çajrat, për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes. Disa nga më të mirët janë:
Çaji i mentes – gjethet e mentes kanë efekt të lehtë anestezik në pjesën e fytit dhe lehtësojnë simptomat e kollës. Kjo bimë ka efekt pozitiv ndaj luftës kundër mikrobeve dhe infeksioneve virale.
Çaji i kamomilit – lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili ka efekt anti-inflamator dhe ndikon në cilësinë e gjumit.
Çaji i boronicës – është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Studimet e ndryshme kanë treguar se ekstraktet e boronicës mund të zvogëlojnë gjatësinë dhe ashpërsinë e simptomave të ftohjes dhe gripit.
Çaji i xhenxhefilit – është i preferuari i këngëtarëve për të zbuturu fytin për shkak të përbërësve anti-inflamator, që mund të ndalojnë mikroorganizmat të përhapin infeksionin. Xhenxhefili lehtëson të vjellat gjithashtu.
Çaji i limonit – të pish çaj limoni ose të shtrydhësh pak limon në një çaj tjetër është një veprim i efektshëm për sezonin e ftohtë. Limoni dhe agrumet kanë vitaminë C, një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin, sidomos kur luftoni ftohjen ose gripin.
Çaj me mjaltë – Çajrat bimorë nuk përmbajnë kafeinë, ndaj nuk ju dehidratojnë dhe shijojnë më shumë me një ëmbëlsues natyral, siç është mjalti. Çaji me mjaltë është i preferuari i shumë njerëzve që vuajnë nga i ftohti. Mjalti ndihmon në lehtësimin e kollës.
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…