InforCulture sjellë një këngë nga grupi Ali Pasha, këngë popullore na Toskëria apo jugu i Shqipërisë. Kjo këngë është një baladë për Vasiliqnië e cila ishte gruaja e Ali Pashës të quajtur edhe si Luani i Janinës. /InforCulture.info
Më poshtë kemi bashkangjitur edhe tekstin e këngës dhe linkun e këngës në Youtube, të postuar nga kanali Pikolomini83.
Vasilikë e bukur dhe moj
yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë dhe moj
o e Ali Pashës
Dimër edhe vere qyqe
tridhjetë vjet në shkallë
po ç’pret moj e gjorë dhe moj
Aliu s’është gjallë
Në fshatin ku linde dhe moj
si hënë e gremisur
si dhogë e anuar dhe moj
mbi varr të vidhisur
Nusezeza jonë dhe moj
si një lot i grisur
vjehrra Shqipëri edhe moj
ëndërr e pazdisur
Pret e pi rakinë dhe moj
rruazë floriri
pret, e pret të vijë dhe moj
Ali Pashë Veziri
Një natë me trupin dhe moj
një natë me kokën
flë Vasiliqia dhe moj
si ngrica me tokën
Vasilikë e bukur dhe moj
yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë dhe moj
o e Ali Pashës… /inforculture.info
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…