Gërmimet arkeologjike dëshmojnë gjurmët e para të ndërtimeve në Kështjellën e Gjirokastrës që në shek. IV, por ajo mori trajta më të përcaktuara në fund të shek.VI.
Kështjella, që ishte edhe bërthama e vetë qytetit të Gjirokastrës, e përfundon etapën e parë të ndërtimit nga gjysma e dytë e shek. XIII, ndërsa etapa e dytë e rindërtimit dhe zgjerimit u takon viteve 1811-1812 kur e shtiu në dorë Ali pashë Tepelena. Kështjella mori pamjen e sotme dhe një nga projektuesit dhe zbatuesit kryesorë ishte mjeshtri Petro Korçari. Ka 3 hyrje kryesore dhe një të vogël. Mbrohet me 7 kulla që arrijnë deri në 30 m lartësi, në pjesën e sipërme me 1-2 kate dhe me salla të mëdha. Është një nga kështjellat më madhështore e të ruajtura më mirë në Shqipëri./
Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…
Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…
Agjërimi është një praktikë shpirtërore e rëndësishme për shumë besimtarë, por për personat me…
Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…
Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…