Glotologu italian, Guliano Bonfante, është një nga emrat e përveçëm të gjuhësisë indoevropiane.
Megjithëse i damkosur shpesh si pan-ilirist, rrymë mendimi në shkencën e historisë dhe gjuhësisë që i gjente ilirët në përmasa kontinentale, Bonfante bënte zbërthime gjuhësore që provonin shumë prej pohimeve të tij.
Në artikullin e shënueshëm ‘Elemente ilire në mitologjinë greke’, gjuhëtari italian kishte pikasur praninë e hapërdarë të proto-ilirëve, një shkulm i të cilëve kishte përshkuar Greqinë qysh në motet prehistorike.
Bonfante është një nga të parët që i njejtëson pellazgët historik me këtë valë proto-ilire. Sipas tij, ‘këta pellazgë të Pellazgjisë i përkasin po kësaj vale pellazgjike dhe proto-ilire’.
Për të, hierorja e Dodonës nuk ishte gjë tjetër veçse një territor gjuhësor ilir.
Portali Konica.al sjell një fragment nga artikulli i Bonfantes në lidhje me një nga tempujt më të njohur të botës mesdhetare në vjetërsi:
“Dodona, në vendin e Elopëve, është në një territor gjuhësor tërësisht ilir dhe, në mënyrë të dallueshme, ilir është edhe emri i Dodonës (krahasuar me Salôna, Narôna, etj., e v. H. Krahe, Die alten balkanill. geogr. Namen, Aid., 1925, p. 47 e ag.).
Në lidhje me emrin proto-ilir të Pellazgëve (nga Πελαγ + σκο-ί), kam shkruar diku tjetër. Dimërkeqe është Dodona, qytet verior, i huaj, përtej maleve”, shkruante Bonfante. /njekomb
Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…