Një vepër e re arti e autorit më të famshëm anonim, Banksy, është shfaqur në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton.
Sipas medieve të huaja, realizimi kryesisht bardhë e zi, në një metër katror, në bashkëpunim me menaxherët e spitalit u var në një holl pranë departamentit të Urgjencës. Ajo shfaq një fëmijë që rri në gjunjë para një shporte. Siç mund të shihet, ai i ka lënë mënjanë lodrat e tij Spiderman dhe Batman, në favor të një heroi të ri – infermieres së Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. Krahu i infermieres është i shtrirë dhe duket se ka pozën e superheroit Superman në një mision. Infermierja mban një maskë, një pelerinë dhe uniformën me emblemën e Kryqit të Kuq (i vetmi element me ngjyrë në foto).
Artisti la një shënim për punonjësit e spitalit, në të cilin shkruhej: “Faleminderit për gjithçka që jeni duke bërë. Shpresoj që kjo do ta ndriçojë paksa vendin, edhe pse është vetëm bardhezi”.
Vepra do të qëndrojë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton deri në vjeshtë, kur do të dalë në ankand për të mbledhur para për punëtorët shëndetësorë.
Paula Head, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit, ka thënë: “Jemi të prekur me humbjen tragjike të anëtarëve shumë të dashur dhe të respektuar të stafit dhe miqve. Fakti që Banksy na ka zgjedhur për të njohur kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithëve, është nder i madh. Padyshim që kjo do të jetë nxitje për të gjithë ata që punojnë dhe përkujdesen në spitalin tonë”. /Telegrafi
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…