<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e qytetit që për 60 sekonda u zhduk nga faqja e dheut(Foto/Video)

Në ishullin e Bardhë në Zelandë të Re ka shpërthyer të hënën një vullkan. Në kohën e shpërthimit në këtë destiancion turistik, brenda kraterit gjendeshin rreth 50 persona, ku të paktën pesë prej tyre kanë humbur jetën dhe 20 tjerë janë lënduar, e shumë prej tyre janë duke luftuar për jetë kurse dhjetëra tjerë po konsiderohen si të zhdukur

Autoritetet e vendit kanë drojë se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, e ky vullkan shpërtheu pas 18 viteve “qetësi”. Shefi i shërbimit për Siguri Nacionale, John Tims, ka bërë të ditur se është shumë rrezik të shkohet në ishull për të shpëtuar qytetarët, pasi sipas tij gjithçka është mbuluar nga hiri dhe materialet vullkanike.

Më poshtë ju sjellim historinë e shpërthimit më të madh vullkanit që kishte ndodhur gjatë shekullit të kaluar, dhe pasojat që i kishte lënë pas ky shpërthim.

Në Martiniquer, ishull i Antilles në Detin Karraibe, kishte ndodhur katastrofa më e keqe vullkanike – më saktësisht gjatë shekullit të kaluar – në vitin 1902. Për më pak se 60 sekonda, qyteti Saint Pierr ishte zhdukur nga faqja e dheut që konsiderohej si qyteti më i madh në ishull.

Vetëm tre persona i kishin mbijetuar shpërthimit të vullkanit. Kurse disa ditë para shpërthimit, vullkani kishte nxjerr tym dhe re me gazra toksike, por një dukuri e tillë ishte diçka e zakonshme për banorët që jetonin pranë një vullkani aktiv.

Askush nuk ishte brengosur aq shumë derisa hiri mbuloi tërë qytetin. Aty u bë e qartë që Mont Pelee do ta “pësojë” shumë keq, e qyteti u pushtua nga paniku. Disa madje filluan të vrapojnë apo të marrin gomarët që të largohen nga qyteti.

Në anën tjetër mediat dhe zyrtarët e qytetit vazhdonin t’i bindnin banorët, se si kinse janë të sigurtë nëse vendosin të qëndrojnë në qytet. Megjithatë në ditën e 8 majit banorët festuan kur mbi qytet u shfaqen retë në formë kërpudhe që me temperaturën prej 1093 celsius për më pak se një minutë “gëlltiti” tërë qytetin.

Njerëzit janë djegur në vend të ngjarjes, nuk kanë pasur mundësi të ndjejnë as edhe për një sekondë dhimbje, derisa tjerëve ka filluar t’ju vlon gjaku duke ikur nga zjarri, tymi dhe hiri. I tërë ishulli është mbuluar nga hiri i bardhë që binte nga qielli.

E nga 30 mijë banorë sa i kishte ky qytet vetëm tre prej tyre kanë mbijetuar. 10-vjeçarja Havivra Da Ifrile, kishte arritur të futet në barkë dhe t’i fshihet në një shpellë.

Leon Komper-Leandr ishte hedhur në ujë, edhe pse kishte pësuar djegie në tërë trupin i ka mbijetuar vdekjes. E personi i tretë është një kriminel i identifikuar si Luj-August Siparis që ishte mbyllur në një qeli që konsiderohej si vendi më i sigurtë në qytet.

postbck postbck

Recent Posts

Ibuprofeni gjatë vapës: pesë grupe që duhet të tregojnë kujdes të shtuar para përdorimit

    Farmacistët po u bëjnë thirrje disa kategorive të njerëzve që të tregojnë më…

13 hours ago

Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16…

13 hours ago

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

6 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

1 week ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

1 week ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

1 week ago