Fotografia e një burri nga qyteti i Mitrovicës që tregon fotografitë e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga serbët, është njëra nga pamjet më të njohura të luftës në Kosovë, e këtë fotografi e kishte realizuar fotografi amerikan Peter Turnley.
Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan, i cili realizoi shumë prej fotografive të rëndësishme të pamjeve nga lufta në Kosovë. Por një prej tyre, më shumë se të gjitha i preku zemrat e njerëzve
Një pikëllim i tillë duket ka lënë gjurmë të thella edhe mbi autorin e fotos, të cilin dëshpërimi i këtij babai e ka përndjekur për një kohë të gjatë.
“Mustafai më kishte thënë se këta ishin fëmijët e tij, dhe ndoshta ia kishin vrarë në luftë serbët”, kishte komentuar fotogrfi ngjarjen.
Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Kjo megjithatë, ishte një histori me fund të lumtur. Pas kthimit në Kosovë, ai pa se familja e tij ishte gjallë dhe e sigurt.
Në një artikull të ‘Newsweek’, Turnley tregoi se i ishte afruar Mustafait, pasi i kishte rënë në sy si një burrë i madh dhe i fortë, por që fshihte brenda vetes shumë pikëllim.
“Ai duke qarë nxori kuletën dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe një vajze të mrekullueshme”, ka qenë komenti i fotografit.
Përpara dy dekadash, kjo foto qëndroi në kopertinën e ‘Newsweek International’ dhe vazhdon të mbetet po aq e fuqishme akoma edhe sot.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…