Konstandini i Madh i Ilirisë

VALENTIN BATALAKU – Slloveni

Konstandini (Flavius Valerius Constantinus ) ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës. I lindur në atë pjeseë të Ilirisë,(Nish),që sot është zaptuar nga barbarët serbë, rreth AD 274-337. Një perandor që sundoi 31 vjet (306- 337). Emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus.Ishte djali i Komandantit ilir Constantinus Chlorus.

Në vitin 305 ai ishte bashkëperandor. Një vit më pas u bashkua me të jatin në Britani. Konstandini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij. Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij. Ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Volteri e ka përkufizuar karakterin e tij në një fjali: “Objektivi kryesor i Konstandinit qe të ishte zot në gjithçka”.
Pa dyshim, ai e ka merituar titullin Konstandini “i Madh” për reformat që bëri në ushtri, në sistemin monetar, si dhe për integritetin e administratës së tij. Kjo ishte, gjithashtu, shprehje e ambicies së tij të pakufishme. Është i pamohueshëm fakti që ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në histori. Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Konstandinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën perandorisë.

Konstandini u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin 306, pas vdekjes së babait të tij, Konstancit, njëri nga 4 tetrarkët. Konstandini ishte mbajtur rob nga Galeri, Cezari i Perandorisë Perëndimore, për ta penguar që të trashëgonte funksionin e të atit. Por djali i ri arriti të shpëtonte dhe bëri që të dështonin të gjitha tentativat e ndjekjes, duke vrarë rrugës të gjithë kuajt e trupave perandorake që mund ta ndiqnin. Konstandini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali, por për të qeverisur të gjithë perandorinë, atij iu desh të mundte dy rivalë të fuqishëm. Në vitin 312, Konstandini marshoi mbi Romë që të rrëzonte tiranin Maksenc. Në urën e Milvianit, ai mundi një ushtri shumë më të madhe në numër, të dërguar për të mbrojtur qytetin. Lumi i fryrë shembi urën, duke vrarë mijëra vetë, midis të cilëve edhe Maksencin.

Sipas legjendës, Konstandini u kthye drejt krishterimit, sepse pa në qiell një vizion, që e porositi t’ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë. Ai vuri si emblemë mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: “Me këtë shenjë, do të fitosh”. Por, megjithatë, ai e festoi fitoren sipas mënyrës tradicionale romake, me një Hark Triumfi. Sapo Konstandini e ndjeu (pas një pritjeje 9-vjeçare) se zotëronte forcat e nevojshme për të kaluar në sulm, ai e prishi aleancën e tij me Licinin, i cili qeveriste gjysmën tjetër të perandorisë. Ai e mundi Licinin një herë në Adrianopojë, pastaj e përzuri përfundimisht nga Bizanti në betejën e Krizopolisit.

Pasi konsolidoi pushtetin e tij, Konstandini përfundoi reformat administrative të ndërmarra nga Diokleciani. Këto reforma patën si rezultat forcimin e rolit të funksionarëve lokalë (më tepër se një administrate e fuqishme civile qendrore) dhe ndarjen pothuajse të plotë të funksioneve civile dhe ushtarake.
Historiani Zosimus e ka akuzuar Konstandinin se ka shkatërruar sistemin e mbrojtjes së Dioklecianit dhe se i kishte lënë kufijtë të pambrojtur nga sulmete barbarëve, duke i zhvendosur garnizonet e postave të kufirit drejt qyteteve. Por, pas rritjes spektakolare të numrit të ushtarëve në kohën e Dioklecianit ishte bërë i nevojshëm një racionalizim i ushtrisë. Masat e ndërmarra nga Konstandini patën si qëllim të thyenin pushtetin e ushtrisë, që kishte kurorëzuar dhe shkurorëzuar shumë perandorë gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.

Dy ndryshimet spektakolare të ndërmarra nga Konstandini qenë ndërtimi i “Romës së Re”, Konstandinopojës, dhe përqafimi i krishterimit prej tij. Zhvendosja e qendrës gravitacionale të perandorisë në Lindje ishte filluar nga Diokleciani, por qyteti i Bizantit, i zgjedhur nga Konstandini, ishte shumë më tepër strategjik se ai i Nikomedisë, kryeqytetit të Dioklecianit. Mendohet se transferimi i kryeqytetit të perandorisë në Bizant ishte motivuar si nga një ndjenjë fajësie, ashtu edhe nga arsye strategjike. Në fakt, Roma ishte qyteti ku Konstandini (sipas zhurmës së përhapur) kishte vrarë gruan e tij, Fausta, dhe djalin Krisp. Cilado qoftë arsyeja e zgjedhjes së Konstandinopojës, qyteti u ndërtua me shpejtësi dhe u përurua me bujë të madhe që në vitin 330. Tani që kanë kaluar shumë kohë, mund të themi se është e qartë se zhvendosja e qendrës gravitacionale të Perandorisë Romake në Lindje shënon perëndimin e qytetërimit tradicional greko-romak.
Konstandini ishte shumë bujar kundrejt Kishës, edhe pse dhuratat e tjj, në përgjithësi, rridhnin nga plaçkitja e tempujve paganë. Kleri nuk paguante taksa, kështu që Kisha grumbulloi pasuri. Konstandini ndërtoi shumë kisha, prej të cilave mund të përmenden bazilika e Shën-Sofisë, në Konstandinopojë, dhe e Shën-Pjetrit, në Romë. Konstandini u mor personalisht me çështjet fetare dhe u bë ndërmjetës i Kuvendit ekumenik të Nikesë, i cili saktësoi parimet themelore të besimit të krishterë modern, duke konfirmuar natyrën hyjnore të Krishtit. Arianizmi, i cili i kundërvihej këtij parimi, u shpall heretik.
Kulti popullor i Mitrës ishte njëri nga kultet që mund të ketë rivalizuar me krishterimin. Adhuruesite Mitrës besonin se forcat e të mirës dhe të keqes, të dritës dhe errësirës, ishin vazhdimisht në luftë. Në anën e dritës gjendej perëndia Mitra, që paraqitej duke sakrifikuar demin kryesor të tufës, për të shtuar pjellorinë e tokës me gjakun e tij. Ky kult u përhap shumë në ushtrinë romake. Krishterimi primitiv u mbrojt me shumë tradita të mëparshme, të cilave u modifikoi temat dhe simbolet. Kështu, dita e 25 dhjetorit, e zgjedhur për të festuar lindjen e Krishtit, përkon me datën e lindjes së Mitrës dhe me datën e solsticit të dimrit, moment ky vendimtar i luftës së diellit kundër errësirës. Në artin bizantin, kurora e dritës e Krishtit të kujton pa dyshim, rrethin diellor që shoqëronte figurat e Mitrës.

JETËSHKRIMI – TE DHENA NGA JETA E KONSTANDINIT


Konstandini ishte i motivuar, pa dyshim, nga arsye sa politike, aq edhe fetare. Nëna e tij, Helena, u kanonizua pasi kishte zbuluar “kryqin e vërtetë”. Jeta e Konstandinit u bë një temë klasike e artit të krishterë. Madje, emri i tij është lidhur me një pikturë false të Mesjetës (“Dhurata e Konstandinit”), për të justifikuar pushtetin e përkohshëm të papatit. Konstandini shpalli si të paligjshme shumë praktika tradicionale pagane dhe mori pjesë në kryerjen e riteve dhe të festave kristiane, por ai nuk pranoi ta shpallte krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Ai ruajti titullin e vet pagan, Pontifex Maximus dhe praktikonte ndonjëherë ritet hyjnore romake.
Me gjithë politikën e tij në favor të krishterimit, Konstandini nuk ishte i krishterë në kuptimin e plotë të fjalës. Ai u pagëzua vetëm në shtratin e vdekjes nga një prift arian.
Kostandi i madh është një nga perandorët më ndriçues të Romës.Ngaqe nuk ishte as romak apo grek,nuk duan ta cilesojnë si me të madhin,por në fakt ai ishte me i madhi ndër perandorët e Romës,shetin e të ciles e riorganizoi dhe ndërtoi fitoren perfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt.
Fillimisht i kishte ndeshkuar rrepte, eger me brutalitetin tipik te nje iliri,pa asnje lloj mëshire,por me vonë dalangadalë kishte nisur t’i donte dhe t’i mbronte me pasionin tipik të një iliri fisnik.Kësisjoj ishte figura qendroe që themeloi Europën e krishterë të mesjetës.E pra ishte me gjak shqiptar.Ishte më i madhi i racës shqiptare në të gjitha kohërat.Në të kaluarën asgjë nuk na thanë në shkollat shqiptare.U ngriten buste edhe për injorant,por asnjë shtatore nuk u ndërtua për këtë kalorës gjigand të Ilirisë,që luftoi nën dhe për flamurin e Romës,por sipas shumë shkencëtarëve aso kohe ajo perandori cilesohej si perandoria Iliro-Romake. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

4 hours ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

4 hours ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

6 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

22 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

23 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

24 hours ago