<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë është migrena dhe si mund të shmangim dhimbjet

Dhimbja e kokës është një nga simptomat më të zakonshme , por edhe një nga më të nënvlerësuarat, madje edhe nga ata që vuajnë prej saj.

Të gjithë nxitojnë të marrin një tabletë për t’u qetësuar, por jo gjithnjë kjo gjë është efikase, pasi duhet kuptuar se çfarë dhimbjeje ke të bësh.

Mes këtyre simptomave, mjekët renditin migrenën si një nga sëmundjet akoma të panjohur, por sipas tyre ekzistojnë metoda të thjeshta që mund të ndihmojnë në kalimin e krizave.

Çfarë është migrena? – Migrena është një çrregullim i vazhdueshëm neurologjik i karakterizuar nga dhembje koke shpesh të lidhura me një numër simptomash të sistemit nervor të pavullnetshëm. Fjala ka derivuar nga greqishtja hemikrania, që do të thotë dhembje në një pjesë të kokës. Zakonisht dhembja e kokës prek vetëm njërën anë dhe mund të zgjasë nga 2 deri në 72 orë. Nga migrena vuajnë 18 për qind e grave dhe 6 për qind e meshkujve. Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45-vjeçare. Afërisht 15 për qind e njerëzve në botë vuajnë nga migrena.

Simptomat – Përzierja, të vjellat, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe përkeqësim i aktivitetit fizik, këto janë zakonisht simptomat që karakterizojnë migrenën.

Një nga tre njerëz që vuajnë nga migrena përjetojnë një aurë, që është çrregullim i përkohshëm pamor, ndjesor dhe në gjuhën e folur që sinjalizon dhembjen e kokës që do të fillojë së shpejti.

Migrena besohet të shkaktohet prej përzierjes së faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë. Rreth dy nga tre raste janë të trashëguara nga familja. Ndryshimi i niveleve të hormoneve mund të luajë gjithashtu rol, meqë migrena prek më shumë djemtë sesa vajzat përpara pubertetit. Por me kalimin e kohës gratë preken dy deri në tri herë më shumë se burrat. Krizat e migrenës pothuajse zhduken gjatë shtatzënisë.

Shkaqet – Shkaqet e migrenës janë ende të paqarta për doktorët, por besohet se është një çrregullim neurovaskular. Teoria kryesore lidhet me ndjeshmërinë e tepruar të lëvores së trurit dhe me kontrollin anormal të neuroneve të dhimbjes.

Kushte të tilla psikologjike si depresioni dhe ankthi mendohet të jenë gjithashtu shkaktarë të nxitjes së migrenës. Stresi, uria dhe lodhja mund të jenë shkaktarë në dhembjen e kokës. Koha e menstruacioneve, kontraceptivët oralë, koha pas shtatzënisë dhe menopauza luajnë gjithashtu një rol.

Edhe mjedisi është gjithashtu një shkaktar i rëndësishëm i dhembjeve nga migrena. Sipas statistikave njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje marrin më tepër masa parandaluese në lidhje me ajrin e mjedisit të jashtëm dhe me ndriçimin.

Këshilla për të evituar dhimbjen – Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.

Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve. Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset. Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.

Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

(gazeta-Shqip.com)

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

15 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

15 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

15 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

16 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

16 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

22 hours ago