Të mbash apo të mos mbash maskë? Duket se kjo është një pyetje që nuk po merr përgjgije përfundimtare, ndërkohë që vende të ndryshme kanë vendosur rregulla të ndryshme, varësisht vendimeve që secili ka marr.
Ndërsa që në fillimet e koronavirusit, OBSH deklaronte se mbajtja e maskës kishte efekt vetëm tek stafet mjekësore dhe personat e prekur nga COVID, rasti i Kinës ku njerëzit dilnin në rrugë me maska, duket se indikonte të kundërtën. Maska mendohej se kishte efekt.
Pas studimeve të mëtejshme lidhur me COVID dhe përfundimeve se virusi mund te qëndronte për disa orë edhe në ajër, ekspertët nisën të këshillonin përdorimin e maskës nga të gjithë.
Së fundi, në rajonin e Lombardisë maska u kthye në detyrim, ndërsa autoritetet kanë nisur shpërndarjen e tyre për popullatën.
Por si dhe sa mbron maska? Në Itali është bërë virale kjo video, ku tregohet një punonjës shëndetësie i cili përpiqet të shpjegojë dhe ilustrojë pikërisht këtë fakt. Sipas zotërisë që shihet në video, maska ka për qëllim të pengojë daljen e spërklave në ajër apo tek persona të tjerë, kur një njeri që mund të jetë i prekur nga COVID, kollitet, tështin apo edhe bisedon.
Farmacisti tregon disa lloje maskash, mes të cilave edhe atë që ka shpërndarë komuna e Venetos dhe guverantori Luca Zaia.
Farmacisti bën një provë të tillë, sikurse shihet edhe në video.
Merr një çakmak të ndezur dhe fryn mbi të përmes maskës. Ai vëren se në maskën e shpërndarë nga komuna flaka shuhet, çka sipas tij tregon që maska nuk pengon daljen dhe depertimin e spërklave. Ndërkohë që në disa lloje të tjera maskash qe gjenden në farmaci, flaka nuk shuhet.
“Bëjeni provë me maskën që keni në shtëpi. Fryjini flakës. Nëse flaka nuk shuhet atëherë funksionon, nëse shuhet atëhere hidheni, se nuk ju duhet. Ky është këndvështrimi im”, thotë punonjësi i shëndetësisë në fund të videos./Opinion.al
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…