<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

E, more bir, na shqiptarët për inati t’njani-tjetrit, kurrë nuk jemi falë të tanë me ni drejtim!

Tri anekdota nga mbledhësi i mirënjohur i folklorit Salih Zogiani.

Salih Zogiani njihet si mbledhësi më madh i anekdotës shqiptare në Kosovë. Ka botuar shtatë vëllime të anekdotave shqiptare, njëra prej tyre është e përkthyer edhe në gjuhën angleze. /InforCulture.info

ODA ME DY KIBLA
-Nga libri im “Anekdota Shqiptare 3”-

Në një odë në Dukagjin kishin qenë duke bërë muhabet për partitë politike, qysh janë duke u kritikuar mes vete, e po e hasmojnë popullin. Dikur e merr fjalën një plak e po u thotë:
– Ish kanë shku njani mysafir. Nuk e gjan aty t’zotin e shpisë, po nji djalë t’ri. Dikur, merr avdes mysafiri e po e vetë atë djalin:
-Kah asht kiblja, se po du me u falë?
I kallëzon ai djali, e ky çohet me e falë akshamin. Masi lidhet n’namaz, hin edhe ni mysafir tjetër. Ai, edhe pse e pa këtë tu’ u falë, i drejtohet djalit e i thotë:
-Kah asht kiblja, se edhe unë po du m’e falë akshamin?
Djali ish kanë i meçëm, e drejton n’anën tjetër.
Kur hin n’odë i zoti i shpisë e i sheh ata tuj u falë, i thotë djalit:
– Çka u ba kështu?
Djali i kallëzon babës qysh e kanë vetë, edhe qysh u ka thanë ky.
Atëherë plaku i thotë të birit:
– E, more bir, na shqiptarët për inati t’njani-tjetrit, kurrë nuk jemi falë të tanë me ni drejtim!

(Duhët ta qesim mendjën para inatit S.Z.)

HAJ MEDET ÇKA NA KA GJETË!

  • A n e k d o t ë –
    Abit Dedia nga Mitrovica kishte pas punuar në Kombinatin “Trepça”.
    Si punëtor i mirë, ishte zgjedhur në organet udhëheqëse të Kombinatit. Mbasi del në pension, ia marrin djalin në punë, e mbas një kohe e zgjedhin udhëheqës të Këshillit të punëtorëve. Në atë kohë Kajtaz Rzhana zgjidhet deputet.
    Abitit i dukej se në Kombinat nuk po shkonin punët mirë, se nuk ia mbushnin syrin as Kajtazi, as djali i vet. Një ditë, duke biseduar me shokë, Abiti u tha:
    Haj medet, kush asht n’pushtet
    Kajtaz Rzhana deputet
    Djali i jem n’Radniçki savet (në Këshill të punëtorëve)
    He kuku për Shalën çka e gjet.

KOKA BA LLUGË E ZABEL
– A n e k d o të –

Një llapjan, duke shkuar rrugës, e zatet një të Drenicës. Duke ecur bashkë e duke bërë llaf, e pyeti ky llapjani drenicakun: – prej kah je?
– Jam prej Zabelit t’Drenicës, – i thotë ai.
– Po ti, kah je? – e pyeti drenicaku llapjanin.
– Unë jam pej Llugave t’Llapit, – i tha ky.
– Ti, a po ban hajgare me mu, a? – i tha drenicaku.
– Jo, unë s’po baj hajgare, po ti nuk kallëzove drejt.
Për me i nalë fjalët, i nxorën të dytë letërnjoftimet e ia kallëzuen njani-tjetrit. Atëherë drenicaku i tha llapjanit me habi:
– Le, se koka ba krejt llugë e zabel!

(Anekdotë aktuale për situatën që po e përjetojmë S.Z) /inforculture.info

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

13 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

13 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

13 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

18 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

19 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

19 hours ago