Pacientja e parë me COVID-19 nga Peja ka vdekur sot. Ajo është trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së që nga data 25 mars. Për këtë rast dhe rastet e tjera në Pejë ka dhënë detaje Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri i ka thënë Gazetës Expressse pacientja që ndërroi jetë është e infektuara e parë më COVID-19 nga kjo komunë.
Ai ka treguar se janë të infektuar edhe pesë familjarë të saj, por se gjendja e tyre është e mirë.
“Po, janë të infektuar edhe pesë familjarë të saj. Gjendja e tyre për momentin është e mirë”, ka thënë Muhaxheri për Express.
Ndryshe, Klinika Infektive sot ka njoftuar për vdekjen e pacientes M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se e njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese. Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.
Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus.
Me këtë shifër, numri i të infektuarve në gjithë vendin ka arritur në 423.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.279 kontakte të rasteve./
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…