Anemia njihet gjerësisht si një sëmundje delikate, e cila konsiston në mospasjen e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut dhe për rrjedhojë nuk transportohet oksigjen në të gjithë trupin.
Kjo e fundit sjell pasoja mjaft të rënda për shëndetin, ndërkohë ne duhet të njohim disa nga shenjat e fshehura të anemisë të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet që t’i injorojmë.
Këto janë disa nga shenjat:
Së pari, keni frymëmarrje të shkurtra herë pas here ose më saktë nuk arrini që të ngopeni mjaftueshëm me oksigjen. Kjo është shenja e parë e cila tregon që mund të vuani nga anemia.
Së dyti, ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për të bërë asgjë.
Së treti, ndjeni dhimbje therëse në gjoks.
Së katërti, këmbët dhe duart tuaja qëndrojnë gjithnjë të ftohta, pavarësisht stinëve.
Së pesti, keni dhimbje të forta koke që përsëriten vazhdimisht.
Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme duhet që menjëherë të drejtohemi tek mjeku i familjes, për t’u orientuar më pas tek një mjek specialist.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…