Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar masat e reja që do të hyjnë në fuqi prej orës 06:00 të datës 15 prill. Qytetarët do të kenë të drejtë të dalin vetëm një orë e gjysmë për të kryer nevojat bazë.
‘’Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së juaj, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.’’, shkruhet në faqen e Ministrisë.
‘’Çdo qytetar, nga data 15 prill së paku deri më 3 maj, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të letërnjoftimit.’’
‘’Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik. Ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.’’, thuhet në njoftim/
Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…