3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, u testuan 117 mostra

Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq.

Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38).

Sot më 09 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Vrapçiq-Gjilan i gjinisë mashkull, të moshës 72 vjeç dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 23 mars 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 31 mars 2020. Pacienti ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 08 shkurt deri më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.687 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 09 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.028 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 09.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 26.844 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.690, Vërmicë 7.798, Jarinje 2.286, Dheu i Bardhë 1.281, Hani i Elezit 5.138, Kullë 1.662, Qafë Morinë 47, Bërnjak 669, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 09 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.587.709 raste të COVID-19 dhe 94.888 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

postbck postbck

Recent Posts

Sa kohë mund të pini çaj hithre?

Hithra është një bimë që vlerësohet prej shekujsh për vetitë e saj të shumta mjekësore.…

19 hours ago

Pse macet janë kafshët shtëpiake më të përshtatshme për shumë njerëz

Macet njihen për pavarësinë dhe praninë e tyre qetësuese, duke i bërë ato kafshë shtëpiake…

20 hours ago

Pse xhinset kanë një etiketë lëkure në anën e pasme? Pak njerëz e dinë se cili është qëllimi i saj i vërtetë

Një truk i zgjuar nga prodhuesi që ka të bëjë me çmimin Nëse i keni…

20 hours ago

Spiuni sovjetik që mashtroi edhe “nënën” e vet

Nga: Paul Henderson dhe David Gardner / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Ndjeu vështrimin e…

20 hours ago

Rrugët e imigracionit, rasti i migrimeve nga Arbëria në Raguzë gjatë shekujve XIII-XV!

Jahja Drancolli Një studim imi në pritje për botim: Rrugët e imigracionit, rasti i migrimeve…

21 hours ago

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

Në ditën e martesës, Rexha mbytet nga kali. Kjo është historia që njihet përmes “Këngës…

21 hours ago